Dy vite pas krijimit të kabinetit, Edi Rama bën ndryshimet e para në radhët e socialistëve në qeveri, ndërsa LSI ndryshoi më herët ministrin e Drejtësisë.
Ministri i ri i Financave do të jetë Arben Ahmetaj, i cili deri më tani mbante postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Po kush është ministri i ri i Financave?
Ai ka kryer disa specializime ndërkombëtare. Ka kryer në vitin 1996, Master për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Patterson, Universiteti i Kentucky, SHBA. Gjithashtu ka kryer studimet për Doktoraturë në Universitetin e Bukureshtit, Rumani, gjatë viteve 2005-2009 dhe që nga viti 2009 mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Sigurisë Energjitike.
Në karrierën e tij z.Ahmetaj ka mbajtur funksione të rëndësishme si Zv. Ministër në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2005) dhe Zv. Ministër në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (2003-2004).
Ka kryer funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe ka qenë përgjegjës për hartimin e politikave dhe legjislacionit të ri fiskal (Kodi Fiskal, Akcizat dhe legjislacioni i ri për taksën direkte).
Ka qenë përfaqësues i Qeverisë Shqiptare në procesin e negociatave me Bashkimin Europian lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Kryetar i Grupit Negociator me Komisionin Europian për Komunitetin e Energjisë. Në vitet 1992-1993, ka kryer funksionin e Këshilltarit të Ministrit të Financave si dhe Asistent i Thesarit të SHBA.
Arben Ahmetaj është ndër ministrat që ka marrë vlerësimet më pozitive në raportet ndërkombëtare. Agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Standard & Poor’s” vetëm pak ditë deklaroi se ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme B, në pozitive me klasifikimin B+. Këtë përmirësim të notës për borxhin e Shqipërisë, Ahmetaj e cilësoi si besim se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme nën programin e bashkëpunimit me FMN. Dhe për më tepër, si një tregues të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Milva Ekonomi
Ndërkohë, pasardhëse e Ahmetajt tek Ministria e Ekonomisë është Milva Ekonomi, e cila deri më tani mbante postin e zv/ministres së Shëndetësisë.

Milva Ekonomi nuk është një emër i panjohur për publikun.
Ajo mbahet mend si drejtoresha e Institutit të Statistikave pasi e drejtoi për mbi 10 vjet këtë institucion të rëndësishëm deri në vitin 2005.
Më pas Ekonomi punoi në Kosovë dhe u kthye me post pas marrjes së qeverisë nga e majta në 2013-ën. Këto dy vitet e fundit, Milva Ekonomi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë./DITA

Shpresojme shume qe ministri Ahmetaj te punoje me te njejtin zell sikurse ne Ministrine e Ekonomise. Lufta ndaj informalitetit te bizneseve, rimbursimi i TVSH-ve, shlyerja e borxhit ndaj bizneseve, jane disa nga punet e mira te bera nga ministri Ahmetaj. Besimplote se edhe ne ministrine e Financave do performoje mire!
MILVEN E STATISTIKAVE TE ‘LESHIT’ KUSH E EMERON:Klani Kosova,manjati trufator Sorros apo ……!?
Per vete faktin qe ky vend pa shtet ka 25 vjet pa STATISTIKA te SHPERBERJES kjo duhet ne mos ne burg ne shtepi!
KRYEMINISTER,
‘Nuk te ben veshja prift’ thuhet ne nje vend fqinj,ndersa populli shqipetar thote qe ‘nuk nderrohen kuajt ne mes te udhes edhe sikur te qorrollisen nje here’!
Nuk e ka fajin as Cani qe krriminelet me imunitet qe kane uzurpuar shtetin nuk kane me para qe ti shpien ‘zonjat e para’ me ‘burrat e shtatembedhjete’ e dashnoret e 22 ta ‘ per te hequr qimet ne qendrat estetike te Europes kur Sllobodankat nuk i kane lene as nje QINDARKE ketij populli as per tu VARROSUR se jane nga i porsa vdekuri deri tek ai qe sapo do linde 3000 euro borxh krimit sorrove e arvizuve!
BEJ NDRYSHIME NE STRUKTURE E JO NE NJEREZ SE NDRYSHE DO SHKOSH PER LESH!
Perse i duhet nje vendi pa shtet e pa qUrravisje nje ‘Ministrija e integrimit ne Shishtufine’ qe harxhon me 170 nepunes òdo vit 200 MILION LEK e per 25 vjet 5 MILIARD LEK?Te fala ‘profesorave’ me prostat te PS qe e varrosen kete vend e kete popull po aqe sa BODE-gardet e dhenderrit SERB.
Ardhja ne pushtet pas Berishes dhe njohja me e thelle e zullumeve te tij pas marjes se pushtetit, krahas punes per eleminimin e ketyre gropave nuk mund te jete kartabianke per Ramen te beje c’te doje?!