Profili faktik i politikanit Berishë

anazapta

Inkursioni energjik i Berishës në territorin sa komod po aq dhe kompleks të nacionalizmit do  rezultojë edhe si gabimi i fundit fatal në përmbylljen e karrieres së tij. Berisha nuk është i ri, as në moshë e as në politikë, e për këtë kalibër politikani historia është më e rëndësishme se deklaratat e lidhura me aktualitetin. Për të kuptuar bllofin e ri të Berishës mjafton të shohim në retrospektive marrëdhëniet e tij historike me shqiptarët jashtë territorit politik të Republikës.

Në fillim vitet 90, Shqipëria ishte i vetmi vend që thyente embargon e vendosur nga Perëndimi me Jugosllavinë. Shteti shqiptar u vu në shërbim të makinerisë së luftës serbe. Aq të mira ishin marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me Beogradin, sa shpesh herë në trojet tona shëtiste edhe krimineli i famshëm Arkan.

Nuk ka dyshim, që periudha e konferencës së Rambujesë dhe qëndrimi i mbajtur nga Berisha atë kohë, tregon edhe një herë për koordinimin e përkryer që ai kishte me Milloshevicin. Të dy këta ishin kundër nënshkrimit të Rambujesë, veprim i cili do përkthehej në më shumë shqiptarë të Kosovës të vrarë, e ndoshta edhe me zhdukjen përfundimtare të Kosovës si koncept politik.

Historia është e pamëshirshme me politikanët dhe është treguesi i vetëm korrekt i të tashmes. Kjo forcohet dhe më shumë,kur shohim veprimet politike të Berishës së pas 2005-s. Aktivizimi i tij energjik kundra interesave të shqiptarëve të Kosovës është faktik dhe evident. Prej vitesh tanimë ai nuk nënshkruan me gjermanët, kontratën për linjat e interkonjeksionit, të cilat do t’ja hiqnin përfundimisht Kosovës varësinë ndaj Sërbisë. Kurrfarë argumenti nuk i ka ofruar shoqërise përse nuk e bën këtë veprim që do ishte jo vetëm patriotik, por mbi të gjitha logjik.

Edhe njerëzit me të cilët rrethohet janë të njohur për vepra aspak patriotike në Kosovë. Lulzim Basha njihet në Prishtinë si ai që “qendiste” dokumentat për dënimin e luftëtarëve të UCK. Sa për të kuptuar nivelin e hipokrizisë të këtij njeriu që sot drejton vendin, Luli i Saliut ishte njeriu që sistemoi letrat për dënimin e komandantëve të Dukagjinit, njeri prej të cilëve edhe Dauti, vëllai i Ramush Haradinajt që u prit me aq “respekt” nga kryeministri.

Në 21 vjet histori politike, Saliu kurrë nuk ka shërbyer si faktor bashkues për shqiptarët jashtë kufinjve politikë. Ai kurdoherë ka mbjellë përcarje mes nesh dhe ka shërbyer si frymëzues edhe i korruptimit të politikës së shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, tamam ashtu siç ka bërë edhe në Shqipëri.

Ky është profili faktik i politikanit Berisha dhe qëndrimeve që ai ka mbajtur me vullnet të lirë në kundërshtim me interesin kombëtar. Kjo është historia. Pjesa tjetër janë vetëm pallavra që mundohen të përgjumin instiktin analitik të popullit: një bllof i një politikani që e ndjen që s’ka më rrugë shpëtimi e që mundohet sot të “fshehë” poshtë flamurit krizën e rëndë në të cilën gjendet vendi. Një spartakiade mediatike boshe me temë kush është më nacionalist, po përpiqet të shmangë thelbin e problematikës shoqërore që është ekonomia. Shqipëria numëron 1 milion të papunë ku shumica janë të rinj. Është shitur e plaçkitur gjithçka publike këto vitet e fundit.  Kush është përgjegjës për këtë shkatërrim total të së ardhmes ekonomike të vendit,ku janë

Share This Article
1 Comment
  • Keto bema te paperseritshme na shtojne perdite dashurine per prijesin tone legjendar. Me ate ne krye ne do te shuajme cdo levizje qe bie ndesh me interesat tona partiako-patriotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *