Thuajse një gjysmë shekulli më parë, kur kaloja rrugëve të qytetit të Lushnjës më bënte përshtypje një djalosh paksa i shkurtër, fytyrërrumbullak dhe, çuditërisht, me shumë flokë në kokë! Dhe thosha me vete: si e lejojnë këtë njëri me kaq shumë flokë?!
Mirëpo ja që e linin, ndërkohë që të tjerë i detyronin të shkonin te berberi! Si një ditë – një ditë, tërë muajt e gjithë vitet këtë djalosh as që e gjente gjë! “Është Faslli Haliti, më thoshin shokët; nuk e njeh?! Është piktor shumë i mirë. Nuk është puna se ky i mban flokët për modë, por kështu i ka pas mbajtur me kohë, që kur ishte i vogël…”.
Dhe ne, më të rinj si ai, nuk mund ta përfytyronim ndryshe Faslliun. Ai kishte krijuar një staturë të tijën, të cilën do ta kishte jo vetëm në pamje e në veshje. Staturë të tijën do të kishte edhe në shoqëri. Të tillë, edhe në krijimtari.
Po cili është Faslli Haliti
Është lindur në Lushnje, në këtë qytet të Vaçe Zelës e të Margarita Xhepës (Priftit), të Vath Korreshit e të Pavlina Manit (Priftit) më 5 dhjetor të vitit 1935. Edhe pse i vogël në moshë, gati fëmijë, e mban mënd erën e barutit. Në mungesë të lodrave, më shpesh i rastiste të rrotullonte nëpër duar kobure trimash. E filloi jetën që fare i ri si bujk e blegtor, por iu qep edhe shkollës. Që kur ishte në klasat e Unikës ia thoshte lapsit. Shkoi në konkurs në Tiranë për të vazhduar për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja””. Fitoi lehtësisht. Filloi mësimet, por … shërbimi ushtarak ishte detyrë mbi detyrat. Ia ndërpresin mësimet dhe e dërgojnë ushtar. Kështu, në vitet 1954 – 1956 ishte në Skelë të Vlorës me bustinë në kokë. Aty u bë piktor i Regjimentit. Shok ushtrie do të kishte… cilin? Edhe Pjetër Arbnorin e Leka Toton.
Me t’u kthyer nga shërbimi ushtarak, shkoi sërish në Tiranë për të vazhduar mësimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Mësues do të kishte Abdrrahim Buzën, Nexhmedin Zajmin, Janaq Paçon e të tjerë. Faslliu u shqua për akuarele. Mësuesi i letërsisë, Thanas Shkurti, që ia pëlqente hartimit, e nxiti të vazhdonte “korridorit” të gjatë të letërsisë.
Me të mbaruar të mesmen për pikturë, Faslliu u emërua mësues vizatimi në shkollat shtatëvjeçare të qytetit të Lushnjës. Itinerari i tij tashmë nuk do të ishte shtëpi – shkollë e anasjelltas. Jo. Piktorin e ri tani do ta gjeje në shkollë. Në Shtëpinë e Kulturës të qytetit. Në Shtëpinë e Pionierit. Në takimet e degës së Shkrimtarëve të rrethit. Në studion e punonjësve që merreshin me dekorin e qytetit. Do ta gjeje kudo që do të ndihej nevoja e mëndjes dhe e dorës së tij. Do ta gjeje piktorin e ri, sigurisht, edhe mes nxënësve me prirje të spikatura për pikturë. Dhe për poezi. Do ta shikoje pranë Maksim Bushit (që do të bëhej një piktor e, sidomos, një skulptor i talentuar); do ta gjeje pranë Besim Golemit, (tashmë i ndarë nga jeta, një piktor i talentuar ky). Do ta gjeje edhe mes letrarëve të pasionuar, si Visar Zhiti, (që do të bëhej poet shumë i afirmuar), Sherif Balit, Fatbardh Rustemit, Bujar Xhaferrit, Shpend Sallakut, Gëzim Hajdarit, Vasil Bozos e mjaft të tjerëve.
Ecur bindshëm në rrugën e dijes, mbasi mbaroi studimet e larta për gjuhë – letërsi shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Faslli Haliti do t’i ngulte edhe më mirë këmbët në tokë. Tashmë do të ishte jo vetëm artist i figurës, por edhe mjeshtër i vargut.
Mbushej hapësirave të jetës, aty ku ishin ata që prodhonin e ndërtonin dhe nisi të derdhej. Të derdhej organeve të ndryshme të shtypit. Në revistën “Nëntori”. Në gazetën “Zëri i Rinisë”. Sidomos në gazetën “Drita”. Ne, lexuesit myzeqarë të atyre viteve, ndërsa gjenim poezitë e Faslliut në faqet e gazetës, ndiheshim krenarë. Na bëhej sikur ishim pjesë e asaj që ishte publikuar në gazetë.
Poezitë e Faslliut do të tërhiqnin vëmendjen e shkrimtarëve e të poetëve më në zë të Shqipërisë. Botohej një poezi dhe herën tjetër ajo pasohej me një cikël, derisa në vitin 1969 doli në dritë vëllimi i parë poetik me titullin “Sot”. Kuptohet, botimi i këtij vëllimi ishte gëzim për poetin, ndërkohë që ishte ngjarje edhe për tërë krijuesit letrar të rrethit të Lushnjës. Siç ngjet ndonjëherë në të tilla raste, shumë u gëzuan, por pati syresh që edhe u xhelozuan!
Rrjedha e mëtejshme e krijimtarisë letrare të Faslliut do të nxirrte në breg edhe botimin e poemës “Dielli dhe rrëkerat” në gazetën “Zëri i rinisë”. Ndërsa poeti priste urimet e natyrshme të atyre që ndiheshin të ngrohur nga “dielli”, ndodhi e kundërta me të disa të tjerë! Partiakë e krijues xhelozë kishin shkuar e ishin mbytur në “rrëkerat” e poemës! Dhe ashtu, të “qullur”, iu lëshuan poetit për t’i thënë se duhej të shëtiste vetëm kopshteve me lule! Një grup krijuesish dhe letrarësh të rinj të rrethit të Lushnjës, të ftuar nga Komiteti i Partisë në një takim të zgjeruar, ku merrte pjesë edhe Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, T. L. do t’i bënin gjyqin Faslliut! Ishin diktuar gabime ideologjike jo vetëm në poemën e botuar atyre muajve, por edhe në disa nga poezitë e mëparshme të botuara prej tij!!!
Teksa nga njëra anë diskutohej “Dielli dhe rrëkerat” e Faslliut, në anën tjetër mendohej “Lumi dhe rrufetë” për autorin e poemës! Dhe që nga ajo ditë ky do të braktiste librat e fletoret dhe do të merrte në dorë kazmën e lopatën për të punuar krahas kooperativistëve në Fier –Shegan. Ca më pas, kur qe besuar se ishte pastruar nga “lakrat” që mendohej se kishte në kokë, transferohet për të punuar tashmë dezinjator në ndërmarrjen komunale të qytetit. Gjatë kësaj periudhe (1973 – 1983) i qe hequr edhe e drejta e botimit!
Me ndryshimet e thella demokratike të vitit 1991 nuk qenë të paktë ata që nxituan të shkonin te Faslliu për ta tërhequr në krahun e tyre! Por tashmë autori i poemës “Dielli dhe rrëkerat” i kishte mbështetur edhe më fort këmbët në tokë. Vëzhgimtar i kujdesshëm, ai po e kuptonte se opozitarët nuk kishin ardhur me këmbë të mbarë. Nuk po përdornin duart, por shkelmat. Po shkelmonin historinë! Po fyenin Dëshmorët. Vazhdonin të shkatërronin me këmbë gjithçka të ndërtuar me duar! Shpirtërisht u rreshtua andej nga e prisnin ata që endnin ëndrrën e vërtetë të Shqipërisë.
Nuk mund të mbyllet ky shkrim pa një fakt, të cilin Faslliu e ka merak për ta theksuar, dhe ky është ambienti i mrekullueshëm familjar që e rrethon: bashkëshortja, Nirvana, i ka qëndruar gjithmonë pranë, vajzat, Manjola dhe Genta kanë mbaruar shkollën e lartë dhe janë sjellë si intelektuale me të, ndërsa djali, Helidoni, Helidon Haliti, është një ndër piktorët më të shquar në Shqipëri.

O Hysnie,shihe se te eshte shtremeberuar qafa duke bere te tilla gafa.Po behesh vete e perdhosur duke hedhur balte mbi dy personalitete te njohur.Asnjeri prej tyre nuk eshte genjeshtar siç eshte Salukariu i shpellave nje shpifes,hajdut vrastar.Aso kohe sherbimi ushtarak ishte i detyrueshem per te gjithe djemte e moshes 18-27 vjeç.Nga ata qe kishin hyre pak me te rritur ne shkolle jane dhjetra, ndoshta qindra qe kane nderprere shkollimin ne vitin e pare e te dyte per te kryer sherbimin ushtarak,Ata, qe ishin ne vitn e trete e te kater lejoheshin te perfundonin shkollen,pastaj do ta kryenin ate.O qafoke duket si urrejtja e Zhelefines dhe e Salukeve kjo turfullime e urrejtjes qe del nga padituria jote!
O hysnije qeke nje cike bordello ti.Flitet per vitin 54 po te doje e shtyje ushterine sa te mbarojshe shkollen e mesme, po te dojshe shkoje ushtar dhe e vazhdoje kur te mbaroje ushterine e drejta e shkolles nuk te humbte.Cfar ka ketu per te komentuar dhe per te bere te dituren e dinshumit kur je dinpak katunar i bezdishem
Eshte mungese edukate, qe, duke u fshehur mbas nje pseudonimi, te fyesh dy figura te nderuara, siç jane Faslli Haliti e Dhimiter Shtembari. Gjithesesi, secili pasqyron edukaten dhe kulturen e vete edhe mbas perdes se pseudonimit qe i cakton vetes. Faslli Haliti ka qene dhe mbetet nje poet qe radhitet ne eliten e poeteve shqiptare. Djali i tij, Helidoni, perfshihet ne eliten e piktoreve me ne ze te Shqiperise, Shfrytezojme rastin t’i urojme Faslli Halitit: Gezuar ditelindjen, jete te gjate e te gezuar dhe te tjera kontribute ne fushe te letersise!
Faslliu eshte burre i nderuar,poet i vacante dhe piktor mesatar…Ne poezi ka dhene kontribute te jashtezakonshme,per frymen,vargun e lire,figuren artistike…
Micua (Dhimitri-autori) ishte mesues fshati dhe nuk kishte arhur akoma ne gazeten lokale,pra nuk e njihte femijerine e Poetit dhe as baluket e tij…
Nga fundi i viteve 60 Faslliu shoqeronte talentet lushnjare ne pikture ne konkurim per ne lice,madje ate vit qe kam qene edhe une ai nderhyri dhe ja dha te drejten nje L B qe vente per se dyti a te treti…Sot eshte peizazhist medioker…
Si poet i kemi hequr kapelen Miqte e ti te ngushte kane qene V Zhiti dhe F Rustemi (Amursi),madje ka bere dhe nje poezi mjaft te bukur e te rralle sepse e mbanin ne mes ne shoqeri…
Ca nga ata qe permendni se i ka ndihmur ne lemin e letrave,nuk eshte e vertete,pasi ishin pjestare te grupit te letrareve te rinj te gjimnazit 20 Tetori me ne krye mesuesin H C qe ju sulen ne Zerin e Rinise e ne KQ te Partise per poemen…Ata tentuan ti bejne gjyqin ne sallen e pallatit te kultures,ku i derguari i Lidhjes T L e mbrojti me te drejte me thenien “Pemes me kokrra i bien me gure”…Ai grupi i ‘talenteve te reja’ mori dhe nje cmim te trete kombetar ne 74 ne poezi …(C’hipokrizi)
Faslliu ka qene burre i urte,nuk trazonte ujera,studjonte,perkthente,shkruante,babaxhan,vendali fisnik,skalites i fjales dhe i …akuarelit…
Per kete e votuan edhe deputet…
Mico, nuk eshte marre shume me njeriun Faslli,por me’ floket'”…kur Ai meriton me shume…
Gjene mire…te shkruajme per njerezit e mire…sidomos sot…qe dermohemi per gangot…
Fazliu nuk eshte vendali,por kosovar nga origjina i ardhur ne kohen e zogut.
dmth Terrorist islamik !
shum respekt per ty mico qe shkruan per bashkeqytetarin ton shum te respektuarin faslli haliti dhe familen e tij te nderuar vazhdo keshtu dhimitraq shkuaj per historin e myzeqareve dhe intelektualeve lushnjare mos u tremb nga disa bobozarer qe shkruajn pa e ditur se kush je ti
laluq ta kan treguar gabim faslliu esht dembabadem vendali dhe fis i respektuar
vendaliiiii !
qytetet shqiptare vendali kann pas vetem te krishteret ,
myslimont jetoni ne fshatra me beun e turqis ne krevat
vetem tirona ka qen e zaptu nga shallvarexhijsh morracake talibane
qe i jepnin nji surrat fshati arab tirones ,pastaj te tjeret shume pak qytetare Islamist kann pas
na falni se dola prej teme ,por shqiptaret duhet me msue tvertetat e jo genjeshtrat
Urime profesor Faslliut.
Poet, njeri dhe familjar i shkelqyer. Eshte nje vlere e jashtezakoneshme e letersise kombetare.
Nderime dhe per Z. Dhimiter Shtembari gjithashtu.
…(Sa per Qafokun dhe Lalucin mendoj se jane jashtezakonisht shume larg nivelit te lexuesve te kesaj gazete. )
Urime dy miqve te nderuar. Se pari poetit Faslli Haliti i cili jo pak eshte perbaltur prej lumpenit qe na ka mbuluar dhe se dyti Dhimiter Shtembarit. Ne se ne komente do ndeshja vetem superlativa per dy zoterinjte, do ndihesha ngushte e do pyesja veten c’po ndodh? Se kush eshte njeri e kush eshte tjetri, une e di me mire se cdo komentues. As me ka interesuar ndonjehere se nga eshte njeri e nga eshte tjetri, perkundrazi me ka interesuar vyrtyti qe mbart sejcili dhe te dy jane keta, njerez te nderuar te kultures sone
I nderuari Dhimiter ! Si zakonisht shkrimet tuaja jane real dhe konkret. Edhe une ,ashtu si ju e mbaj mend Faslli Halitin me ato floket pak me te gjata se ne te tjeret,po sidoqofte binte ne sy. Fatmirsisht e kam takuar nje dite ,kur prisnim emrimet per vitin e ri shkollor, para komitetit ekzekuriv , sot bashkia. Kam degjuar te flitej per Halitin,per krijimet e tij ,kur koleget e mi , i ndjeri Halil Jacellari dhe Bilblil Cami diskutonin rreth krijimeve letrare te tij. E kam njohur edhe si deputet , kam degjuar diskutimet e tij ,duke ruajtur respektin me te madh per te,ashtu si edhe per te ndierin Vath Korreshin. Sa per ate komentuesin ” Hysnie Qafokun” nuk e di nga e ka gjetur kete pseudonim, mos ia ver re. Populli thot : “Shikoi turin e veri kusin” Edhe ketij shikoi fjalorin e foli per kulturen e dien. Zoti “Hysnie “! Ne ate kohe mund te vonoheshe disa vite pa kryer ushtrine,po nuk te linte njeri pa e kryer .Te merrnin edhe nga shkolla ,sidomos po te ishe ne prag te mbushjes se moshes 27 vjec. Nje shembull po konkret. Ne ishim ne moshen 19-20 vjec ,ndersa zoti Andrea,mbiemri nuk me kujtohet,po di qe ka qen nga Tirana e arbiter volejbolli ,ishte atu te 26apo 27 vjec. Ndaj mos poshtro njerzit kur nuk i njeh e nuk i di rregullat mire. Me te vertet pseudonimi te fsheh fytyren,po nuk te fsheh mendjen e cila rreflektohet ne komente. Si do qofte Faslli Halitit ,ketij njeriu te nderuar ,krahes Vace Zeles, Margarita Xhepes, Pavlina Manit , i uroj jete te gjate e mbaresi… Edhe Ju , i nderuari Dhimiter, u uroj shendet e te shkruani sa me shume per njerezit qe e meritojne kete nder .
Ju uroj jetë të gjatë dhe krijimtari të begatë të dy krijuesve lushnjarë, të cilët me krijimtarin e dhe kontributin e tyre letrar dhe publicistik, kanë kaluar kufijt lokalë. Ata janë figura të nderuara kombëtare…Shumë keq që disa minj halesh, injorantë klasikë fshihen pas një celulari apo kompjuteri dhe hedhin baltë mbi të tillë njerëz, që janë vlerë dhe pasuri kombëtare. Megjithatë edhe plehrat si Hysnija&CO e kanë një vend në këtë botë. Edhe ata kanë nevojë të zhvillohen dhe fermentohen duke nxjerrë kërpudha të helmtisura. Le të vazhdojnë…
valla Hisnie Qafokja qika fort
Mos beni lista te Lipe Shtogu, me Vace Zela,pavlina,hysnie qafokja.Ne qe e vuajtem junten gjakatare,kur kemi marre ne dore revisten “Nentori” te vitit 1972 dhe lexuam nje cikel me poezi nga Faslli Haliti,kujtuam se iku,u permbys,mori fund diktatura,ngordhi operativi deges,ai shoku dicka ne komitet,Ishte dallendyshja e pare Faslli Haliti.Jo pallati endrrave,jo kadare,agolli,kam dash te them kete kunder diktatures,pordhe me rigon,jo,or jo,shqeto fare,pa doreza,ja ku e keni arma e tmerrshme e sigurimit shtetit,koburja Diktatorit,e botuar ne revisten Nentori 1972.
Njeriu me kobure
Ai pret te fryje era
Jo qe te bien gjethet e verdha
por qe ti ngrihet cepi xhaketes
dhe t`i duket koburja
Ai pret te vije pranvera
jo qe te mbjelle ne are
por te xhveshe xhaketen
qe t`i duket koburja.
Poezia: njeriu me kobure,ne 1972 ishte per ne nje pike uje ne shkretetire.20 vjet para se maloku te na permbyste me diarre=ne antikomuniste.Njeriu me kobure eshte i jati agim pordhes,bessiana gushos,hisnije qafokut.Eshte Operativi i Deges se Puneve te Brendeshme,qe dhiste gjak edhe sekretari i pare,eshte koburja e diktatorit.Une nuk e njoh Faslli HAlitin ,por ate cikel me poezi e kam mesuar permendesh,;kane kaluar 50 vjet,nuk di si e kam riprodhuar,por edhe sot me duket e guximshme.Eshte fat per ty or gjigand i heshtur Faslli Haliti,qe ne 1972,Sali Berisha lexonte raportet e Mehmet Elezit,se po te kishte lexuar Njeriun me Kobure,do te kishe pesuar si Hysen Shoshori.