Profili i oficeres shqiptare në ushtrinë amerikane

Dita

Si çdo vajzë 10 vjeçare Yllka Cana shkonte në shkollë çdo ditë ku ajo dhe familja e saj jetonin në një fshat të Gjilanit. Por ndërsa tensionet u rritën në Kosovë në vitin 1999, familja e saj nuk e mendonte kurrë që jeta e tyre do të merrte rrjedhë tjetër. Dhuna vazhdonte të shtohej e Yllkës dhe shoqeve të saj iu ndalua të fillonin klasën e katërt.

Yllka Cana tani është kthyer nga misionet ushtarake në Kore, Gjermani e kudo tjetër.

Në fillim togere, Yllka shumë shpejt ajo u ngrit në detyrë në radhët e ushtrisë amerikane.

“Të rritesha në një vend të copëtuar nga lufta më bëri të ndjeja e të kuptoja dhimbjen dhe vështirësitë që njerëzit kalonin, sidomos fëmijët,” thotë Cana. “Përjetimi i luftës është një nga arsyet që më bëri të doja t’i bashkohesha ushtrisë. Doja gjithmonë të isha ai personi që ndihmon të tjerët”.

Ajo është renditur në revistën “Albanian American Succes Stories” si një ndër figurat më të spikatura të femrës shqiptare. Yllka, shumë shpejt do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane. Ajo aktualisht mban gradën e Leitnantes së Parë. Yllka ka shërbyer në shumë misione që kur la Kosovën. Ajo ka qenë në Kore gjithashtu. Profili i saj i plotë pritet të dalë në revistë në numrin e 25 tetorit.

 

 

10342807_1025149634185035_3079005276092838041_n

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *