Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko përjashtoi mundësinë që bankat private të përfshihen në pastrim parash përmes financimit të projektit 1 miliardë euro të partneritetit publik privat.
“Bankat do të japin kredi bazuar në fondet e tyre të likuiditetit, që janë depozitat dhe janë depozitat e popullatës. Në këtë kontekst lidhur me sistemin bankar ne nuk shikojmë potencial të përfshirjes për parandalimin e pastrimit të parave të bankave, sistemit bankar në aktivitetin me koncesionet. Kjo është e qartë pa ekuivok”, u shpreh Guvernatori Gent Sejko.
Por Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk mund të certifikojë e vetme pastërtinë e parave që do vijnë nga burimet e tjera të financimit. Sipas tij, kjo detyrë u takon edhe institucioneve të tjera.
“Pjesa tjetër ka të bëjë me projektin, me investitorët e projektit. edhe në këtë pjesë bankat kanë instrumente për verifikimin e origjinës, por njëkohësisht nuk janë vetëm bankat, janë dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese. parandalimi i pastrimit të parave, e me radhë. pra ka një koordinim të grupit të punës për parandalimin e pastrimit të parave. ka disa kërkesa ligjore dhe rregullative që kërkohen dhe zbatohen dhe gjithsecili duhet të kryejë detyrën e tij. duhet raportuar origjina dhe burimi i parave, duhet investiguar paralelisht me projektin dhe në rastet e dyshimta duhen filluar investigimet, kështu funksionon parimisht”, sqaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
Opozita ka kërkuar zyrtarisht ndaljen e projektit 1 miliardë euro duke akuzuar qeverinë se përmes kësaj skeme do të pastrojë paratë e drogës.
Por kryeministri Edi Rama i cilësoi akuzat si qesharake dhe shpërthim imagjinate.

Mirmo Sejko nuke paska pastrim parashe ne bankat private,apo ne banken e Shqiperise,po per fullanet qe grabiten dhe blenembi 30 miljon euro Hotel Dajtin e do te thote shteti blen shtetin,apo bankerin Santo perse e vrane dhe nuke u zbardhen deri me sot,shkaku,por vetem pasoja,me cfare mund te na justifikohesh?Po 1.3 miljardet e eurove dale “ilegalisht”jashte Shqiperie vetem ne vitin 2013,dhe floririn e dalun jashte Shqiperise,kush i nxori dhe ku shkuan,apo per to pergjegjesia bie mbi fullanovicet,berishovicet,metovicet e ramovicet e “pergjumur”qe kurre nuke folen nje dite te vetme ne parlament prej mese 4 viteve e 4 muajve,megjithse kete shume e denoncoje FMN,apo beme baba qe t’u ngjaje i thone kesaj deklarates tende?Dridhuni e perdridhuni,kjo nuke eshte Shqiperia qe duam,por Shqiperia qe duan politikanet e bandave korruptive kriminale roze-blu per ta cvatur e tjetersuar sipas pangopesise se tyre per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,doni apo nuke doni ju qe santot,ramet,metet,berishajt,medijte apo bashet qe gelltitet nje luge supe te prishur nga bandat blu-roze,e tash do villni tere jeten.Besoni e binduni Sejko,nuke ka pushtet e leke te piset qe ti mbulloje paudhesite e bankereve te binjakezuar me boten e krimit.Drejtesia do te behet se e kerkon me force SOVANI,USA dhe BE-ja.