“Euro 2016 do të fitohet nga Gjermania. Në finale ajo do të përballet me Spanjën”. Ky është parashikimi që bën “Bing”, motori i kërkimit të gjigantit Microsoft, nëpërmjet përpunimit të të dhënave në internet dhe të bisedave në rrjetet sociale.
Është një program i sofistikuar i vënë në punë për përpunimin e këtij informacioni.
Kjo metodë është testuar edhe në aktivitete të tjera sportive. Ajo ka dhënë rezultate të sakta në 15 nga 16 ndeshje në eliminatoret e Kampionatit Botëror, po ashtu edhe në turneun e tenisit në Ëimbledon 2015, ku ka patur një saktësi prej mbi 70 %.
Programi i Microsoft kishte parashikuar se ndeshja Francë – Rumani do të fitohej nga Franca me 1 gol diferencë. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi.
Në përpunimin e të dhënave “Bing” mbështetet edhe tek një model statistikor që vlerëson fuqinë e skuadrës, marzhin e fitores apo edhe ndikimet që ka vendi ku luhet ndeshja, përfshirë këtu edhe kushtet meteorologjike.
Sipas të dhënave të deritanishme, për “Euro 2016” në internet kanë shkruar mbi 84 milionë persona, të cilët që kanë gjeneruar 221 milionë biseda.
Teknologjia po përparon kështu edhe në parashikimet sportive, duke ua zënë vendin parashikuesve të mëparshëm si oktapodi Paul, elefantin Nelly apo pinguinin Ronald, armadillot Taka e Flitz dhe një breshkë gjermane.

Fjala e tyre ne vesh te Zotit shkoft!
Po dasht Zoti e dalt i vertet se Germany do bahet kampione!
pordhë syfyri!!
teknikisht mund të ndodhë,por duke qënë se luajnë njerëz nuk mund të parashikohet me saktësi!!gabimet e mundëshme,dëmtimet,vlersimet e gabuara dhe shumë faktorë të tjerë të rastësisë mund të sjellin një greqi,danimarkë ose çdo skuadër që teknikisht nuk ka asnjë shans fitoreje në krye!!sidoqoftë këto janë pordhë mediatike,si ishin me oktapodin,qenushin e turrli magjistarësh!!
prit,shiko,kënaqu dhe në fund do të shohësh kush do të fitojë!!kjo është bukuria e futbollit!
90′ rrahje zëmre,shpresë dhe vetëm fundi i mbyll të gjitha!!
ishalla po e fiton serbia se sali psikopati ka feste