Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Programi i rrezikshëm i Kim Jong-un
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Programi i rrezikshëm i Kim Jong-un
BoteLajme Flash

Programi i rrezikshëm i Kim Jong-un

Dita
Published May 30, 2015
Share
SHARE

Vetëm studentët më të talentuar kanë mundësinë që të fillojnë karrierën në Njësinë 121. Të përzgjedhur me kujdes mes të rinjve më të zgjuar e më të përkushtuar ndaj matematikës, apo shkencës, studentët e shkëlqyer iu bashkohen radhëve të divizionit, që është në varësi të Zyrës së Përgjithshme të Njohjes, agjenci spiunazhi e krijuar nga diktatura e Koresë së Veriut dhe e destinuar të sabotojë sistemet informatike të vendeve armike.

Megjithatë “Njësia 121” mund të shkojë edhe më tej, nëse besojmë akuzat e ngritura nga dezertori koreano-verior, Kim Heung-kwang, zë i njohur kundër regjimit të Phenianit. Në deklarata për BBC, Kim ka pohuar se Njësia është në gjendje të shkatërrojë “infrastruktura kritike” duke provokuar madje edhe vdekje.  “Arsyeja përse Koreja e Veriut “ngacmon” vendet e tjera është që të demonstrojë aftësinë e saj në luftën kibernetike”, tha Kim, i cili aktualisht jeton në Korenë e Jugut. “Sulmet nga hakerat mund të kenë një ndikim të ngjashëm me atë të një sulmi ushtarak, duke vrarë njerëz dhe duke shkatërruar qytete”.

Fjalët e këtij profesori koreano-verior që përgjatë 20 vitesh ka qenë docent i shkencave informatike në Universitetin Teknologjik të Hamheung, deri kur u arratis nga vendlindja e tij, janë të pamundura të konfirmohen dhe sipas ekspertit të teknologjisë koreano-veriore, Martyn Williamss, i cituar nga kjo media, rreziku për të cilin flet Kim është “teorik” dhe nuk është ekskluzivitet i divizionit të kibernetikës koreano-veriore, por është një mundësi reale e hakerave në të gjithë botën. Është e mundshme që hakerat të tentojnë diçka që vë jetën e njeriut të rrezik”, shtoi Williams.

Kim Heung-Kwang, që thotë se është në kontakt me figura të rëndësishme të departamenti të operacioneve ushtarake kibernetike në Korenë e Veriut tha në intervistën e tij me BBC të dhëna të tjera të rëndësishme. Sipas dëshmisë së tij, regjimi i Phenianit i ka destinuar 10 – 20% të buxhetit ushtarak përmirësimit të aftësive të “Njësisë 121” dhe numrit të anëtarëve të departamentit. Njësia e krijuar në fund të viteve ‘90 me 1000 funksionarë do të arrijë në 6000 agjentë, dyfishi i shifrës që vetë diktatori Kim pohoi në një intervistë për kanalin Al Jazeera në vitin 2011, në të cilin përshkruante njësinë si një sistem piramidal të rekrutimit të personave inteligjencë, në të cilën fëmijët e zgjuar nga i gjithë vendi, studentë që shkëlqejnë në matematikë, shkencë, apo që posedojnë aftësi të mira analitike, përzgjidhen dhe rigrupohen në Keumseong. Profesor Kim pranon se ai  kurrë nuk ka marrë pjesë në trajnimin e pjesëtarëve të “Njësisë 121”, por, sipas dëshmisë së tij, disa nga studentët që ndiqnin leksionet e tij të informatikës në fund do të përzgjidheshin nga programi qeveritar.

Regjimi i Kim Jong-un u akuzua dhjetorin e kaluar për sulmin kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures. Skandali ishte i tillë saqë Uashingtoni njoftoi hakmarrje dhe Barack Obama e cilësoi si “kiber-vandalizëm”.

Në bisedën e tij me BBC, Profesor Kim Heung-Kwang u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të parandalojnë sulme të tjera të Koresë së Veriut, dhe akuzoi Njësinë 121 se po projekton një virus të sajin të bazuar në Stuxnet, virusi malinj i atribuuar Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara me të cilin, këto shtete mendohet se sulmuan sistemin informatik që kontrollonte impiantin e centrifugave bërthamore iraniane në 2010 dhe që përfundoi me infektimin e pothuajse 63 mijë kompjuterëve në Iran.

“Koreja e Veriut ka përgatitur një sulm të stilit Stuxnet, të projektuar për të shkatërruar një qytet dhe ky është një kërcënim serioz”, tha dezertori. Më parë këtë vit, qeveria e Koresë së Jugut, armik i deklaruar i Koresë së Veriut, akuzoi Penianin se hakeroi në impiant hidroelektrik dhe bërthamor. Edhe pse centrali bërthamor nuk u komprometua nga sulmi, në qoftë se sistemi kompjuterik që kontrollonte reaktorin bërthamor do të ishte komprometuar, pasojat mund të kishin qenë të paimagjinueshme. Në vitet e fundit, Koreja e Jugut ka pësuar disa sulme kibernetike që i janë atribuuar armikut të saj të veriut. “Duhet të mbledhim prova të kiber-terrorizmit të Koresë së Veriut dhe t’ia paraqesim ato Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së”, përfundoi Kim.

 

Dita May 30, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • fred says:
    May 30, 2015 at 9:44 am

    Po more 9-10 me kete liron tre hektar toke ne pune bujqesore kooperativiste…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?