Basha tregon se çfarë do të bëjë në njëqind ditë nëse bëhet kryeministër!

Rovena Cerka
Në një intervistë në Syri TV për  Çim Pekën ai tha se PD ka një plan te detajuar të cilin e ka hartuar për më shumë se dy vite.Basha tha se plani ka të bëjë me pjesën ekonomike dhje fiskale.Ai tha se ka tre prioritete për këtë plan:

  • Së pari normalizimi i shtetit, pra ri instutionalizmi i shtetit.
  • Së dyti përmes institucioneve  të rikthyera të qytetarëve , trajtimi problemit më kryesor të çdo shtëpie shqiptare që nga më të varfëri deri tek ata me mundësi më të mira në shoqëri.
  • Së treti dy sfida të cilat janë mbivendosur tetë viteve të keqqeverisjes dhe krizës ekonomike që kanë të bëjnë me pandeminë dhe me rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ai u shpreh se “institucioni i opozitës do të jetë i garantuar dhe më e avancuar në të drejtat e saj se disa opozita në BE”.

Kryedemokrati premtoi se PD do t’i japë akses opozitës me mekanizma ligjorë.

“Një nga aspektet kryesore të normalizimit të jetës politike është fuqizimi i opozitës”.

Basha tha se synimi im kryesor i PD është të përshpejtoj procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

m.m/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Nuk ka nevoj per koment shikoni panelin e gazetareve pa moral dhe dinjitet me ne krye Qim Peken, te tjerat flasin vete.
    Po tramin Kinostudio-Kombinat kur do t’a ndertoj, premtim i pambajtur,justifikohet dhe nuk ka faj ka qene ne gjume.
    Fli Lulushe fli qe te “rritesh”

  • Koha e Rames kaloi,nuk mban kush ne Shqiperi pushtetin me shume se 8 vjet.Sherri me LSI fundosi Ramen.Basha do jete Kryeministri i ri dhe se lun topi.

    • Koalicion i madh me Ramen KM dhe Bashen zvKM. Nuk ka rruge tjeter kesaj radhe. Me 2-3 deputete me shume qe merr njeri apo tjetri nuk ecen dot.

  • Basha sigurisht ne 100 ditshin e pare, per 33 dite do te flere gjume, 33 ditshin e dyte do te pushoje dhe 33 ditshin e trete do te beje sehir. Kjo do te jete puna e bashes.

  • Fjalimeve te ketij njeriu i vjen per shtet , nje ish kandidat llafazan . Ai llafazan , duke folur perpara elektotoratit , u shpreh : Do t’u bej kete , do t’u bej ate .Midis te tjerave tha do tu bej dhe ura . Nje nga salla i tha : Ne s’kemi lumej , per ura .Edhe lumej do t’u bej shqiptoi kandidati i pa skrupull. Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *