Progres-raporti, Klosi: Tre reforma madhore në fushën sociale

Saimir Lleshi

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, teksa theksoi se progres-raporti i Bashkimit Evropian vlerëson punën e bërë nga dikasteri i tij, theksoi se në fushën e Mbrojtjes Sociale janë ndërmarrë dhe po realizohen tre reforma madhore: reforma e ndihmës ekonomike, reforma e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, si dhe reforma e shërbimeve shoqërore.

“Po hartohet programi riintegrimit social. Ky program synon rritjen e shanseve për punësim të qëndrueshëm të anëtarëve të familjeve në nevoje”, theksoi ai.

Për sa i përket reformës së shërbimeve sociale, ministri tha se ajo është fokusuar në procesin e decentralizimit dhe deinstitucionalizimit të shërbimeve të përkujdesit shoqëror.

Është dizenjuar paketa e shërbimeve sociale për ofrimin e shërbimeve në nivel vendor. Funksionimi i figurave profesionale, si punonjës social, psikolog, është miratuar me ligj të veçantë”, shtoi ai.

MMSR, po punon gjithashtu për përcaktimin e një modeli të ri për funksionimin e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve në realitetin e ri territorial.

Po ashtu Progres-Raporti na lë detyra të tjera që kanë të bëjnë me reformimin tërësorë të këtyre sistemeve në vendin tonë. Reforma, të cilat qeveria shqiptare ka marrë përsipër t’i zbatojë dhe implementojë, të gjitha në zbatim të rekomandimeve të dhëna në Raport por natyrisht edhe të kërkesave kaq të mëdha që realiteti shqiptar kërkon”, nënvizoi ministri. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *