Projekt-Ligji: Qeveria përgatit draftin për të lejuar burgje private në Shqipëri

Ornela

Këshilli i Ministrave miratoi dje (23 tetor) draftin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.

Në draft parashikohet edhe ngritja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale private

Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në nenin 15 dhe 16 flitet për funksioninim e këtyre institucioneve.

Në burgjet private mund të vendosen të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim. Nuk do të vendosen në këto institucione të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë.

Ndërkohë neni 17 i është dedikuar funksionimit të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale i sigurisë së lartë ku të dënuarit u vihen kufizime të të drejtave të tyre në rastet dhe sipas kritereve të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj.

Neni 18 ka të bëjë me regjimin e posaçëm në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë

Në nenin 18 thuhet shprehimisht: Në raste të veçanta, mund të zbatohet një regjim i posaçëm i ushtrimit të të drejtave për të dënuarit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë dhe të paraburgosurit që hetohen apo gjykohen për veprat penale të parashikuara në nenet 79, shkronja “ç”, 79/a, 79/b, 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 234, 234/a, 234/b, 283, paragrafi 3, 283/a, paragrafi 3, 284, paragrafi 3, 284/a, 284/c, paragrafi 3, 284/ç, paragrafi 3, 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal, të kryera në kuadër të pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste ose për vepra me qëllime terroriste.

Pika 2 cakton se regjimi i posaçëm zbatohet edhe ndaj të dënuarve ose të paraburgosurve të cilët kanë rrezikshmëri të lartë për shkak të lidhjeve me pjesëtarët e organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura ose të grupeve të strukturuara kriminale.

Pr/ligj cakton dhe si funksionojnë Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme, të sigurisë së ulët, institucioni i hapur dhe paraburgimi.

Pritet që pr/ligji të kalojë në parlament për diskutim.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Burgjet private jane PPP te ngjashme me PPPte e tjera. Firma private qe do menaxhoje burgjet do caktoje nje cmim per mbajtjen e cdo te burgosuri, dhe shtoji vleren e godines, ambienteve, punonjesve
    Te gjitha keto do paguhen nga buxheti i shtetit.
    Burgjet private po i heq Kalifornia, se fundi miratoi nje ligj te tille per pezullimin e burgjeve te tilla.
    Keto jane biznese fitimi dhe jo burgje.
    Plerlleku tjeter i Ramutit
    Imagjinoni shteti do kaloje aty dhe personat me rrezikshmeri te larte. Ky eshte krimi i radhes kunder shtetit qe po kryen Ramuti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *