Projekt për gjoba të rënda kundër përdorimit të telefonit në timon

Dita

Një javë nga nisja e aplikimit të tyre, Policia Rrugore ka vendosur mbi 4800 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit në mbarë vendin. Por, pas këtyre supergjobave, Policia Rrugore propozon edhe rritjen e masës administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Rrugorët kanë propozuar që edhe për këte shkelje, ashtu si për rripin e sigurimit, gjoba të variojë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Për të realizuar ndryshimet në fjalë tashmë është ngritur një grup pune që së bashku më specialistë të Ministrisë së Transporteve do të hartojnë dosjen që do t’i paraqitet komisioneve parlamentare, pasi ndryshimet kërkojnë ndërhyrje në Kodin Rrugor, raporton TCH.

Ndryshimet do të marrin kohën e nevojshme, por, sipas policisë, janë të domosdoshme, pasi në bazë të analizave rezulton se përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjetit ka sjellë një numër të lartë të aksidenteve me pasoja të rënda për jetën.

Aktualisht, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ndëshkohet deri në 1 mijë lekë të reja, që për policinë është një shifër qesharake në krahasim me rrezikun dhe pasojat që sjell ky veprim.

Share This Article
4 Comments
  • Nje gje nuk kuptoj me gjobat.Cdo te thote nga 5000 ne 15000.???Ketu ka vend korupsioni.Gjoba duhet te jete nje dhe vetem nje,nuk duhet lene ne dore te policit nese do e vere 5000,apo 15000.Me keto variacione gjobash kodi rrugor per mua eshte kodi i korupsionit.Cuditerisht asnje nuk flet per kete.

  • Nga studimet del se 70 % e aksidenteve ne rruge favorizohen nga pirja e kafes, duhanit dhe perdorimit te telefonit te xhepit ne makine. Kjo e fundit po behet mjaft shqetesuese ne Shqiperi ku rrotelluesit e timonit e perdorin pa te keq duke rrezikuar veten po e po, por me shume te tjeret. Ndeshkimet me gjoba te renda mbi nje rroge mujore do te ulin shpenzimet ne sherbimin spitalor te traumatologjise duke mundesuar nje cilesi me te mire.

  • Pse nuk e beme kodin si ne Zvicer. Gjoben e merr ne baze te te ardhurave. Imagjinoni tani ca rendesie ka gjoba 1000 leke per nje qe leviz me BMW X6 . Beja 10% te te ardhurave ,nje qytetari 2500 leke gjoben,atij qe leviz me ML ,X6 ,Tuareg etj beja 20000 leke .Atehere e shikon a funksionon ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *