Projektet e rijetëzimit dhe shpallja e Qendrave Historike, nxit investimet në turizëm e trashëgimi/ Shifrat

Gazeta Dita

Projektet e rijetëzimit dhe shpallja e Qendrave Historike të mbrojtura kanë shënuar një bum të investimeve  nga individët në banesat e tyre private si dhe nga biznesi, sidomos gjatë vitit 2017.

Bazuar në analizën katër vjeçare të KKR-së, vetëm në pjesën e parë të vitit 2017 janë miratuar 104 vendime  për projektet e restaurimit, nga të cilat 48 kanë qenë për banesa private dhe 56 për biznese.

Nga zero vendime të marra për projekte të tilla në vitin 2013,  gjatë këtyre viteve në total nga KKR janë miratuar 292 vendime për restaurim të banesave private apo atyre për qëllime biznesi.

Interesi i rritur për të investuar në trashëgimi ka ardhur pas impaktit që kanë dhënë investimet e bëra në qytete të ndryshme të vendit si ato në restaurime dhe rijetëzim, por edhe për shkak të transformimit përmes Rilindjes Urbane.  Kjo tendencë në rritje vihet re edhe në qytete më të vogla apo fshatra “të harruar’, të cilët për herë të parë pas braktisjes masive të këtyre viteve po njohin kthimin e vëmendjes për investim, si Rehova në Kolonjë, Bënja në Përmet etj.

Rijetëzimi i banesave private në hotele  në këto 4 vite është një tendencë pa kthim që konfirmon rritjen e turizmit dhe të interesit për turizmin kulturor.

Në fakt kjo ka qenë edhe motoja e Ministrisë së Kulturës në këto katër vjet, duke investuar për ta kthyer trashëgiminë në një motor të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në ato zona që e kanë atë, duke nxitur rijetëzimin e tyre.

Vetëm para pak kohësh vende të mrekullueshme por shpesh të panjohura nga të gjithë, për vlerat që ato mbartin si Bënja, Rehova, Thethi, qendra e vjetër e qytetit të Përmetit etj kanë marrë statusin e Qendrave Historike të mbrojtura.

Share This Article
1 Comment
  • Me te;’RIJETESIMIN-te” duket balta-mw e embel se mjalta
    PROJEKTE RIJETESIMI-projekte verte qe na rinijne.
    E lexova kete shkrim si te meria nje elektroshok,zemra mi shtoi rahiet,zemer kaluar tashme te 80ta.me ate pasion shoqeruar nje jete;Perjetesim i veprave me vlera sa historike dhe ekonomike e kulturore.
    Nje lajm i mire ky, per rigjallerimin e kesaj veprimtarie me shume VLERA,se pari siguruar VIJIMESINE e jetes ne vendin tone,duke ruajtur trashegimite e brazave kaluar.
    Gjuha vete kudhemb DHEMBI dhe mua me shkon ne “DANGELLINE NAIMJANE”,ku kemi burime te pshatereshme per vazhdimesi e ruajtie te vlerave.Them,nje nga BEMAT me urgjente qe duhet te behet per ruajtien e vazhdimesise kulturore sa historike,duhet te hidhen syte nga fshatrat e pse jo dhe qytete te braktisura nga”nxitimi”dhe i detyruar i pas viteve pseudodemokraci.Si mund ta mendoj une apo cdo Dangelliot Dangelline,pa zemren e saj Frasherin,sot thuase i braktisur.Faleminderit atyre drejtuesve te Teqese bektashiane qe po e mbajne gjalle ate vend shkuar vend Historik. Pacin Miresi.Po ashtu do te doja te rigjallerohej ai Frasheri,si dikur me ate qender mini qytet,qe thoshin te paret tane:-“Po te prishet Frasheri nuk e ben Permeti,po u prish permeti e ben Frasheri”. Duhet ndaluar e bere thrie gjithe Frashellinjeve sa Dangellioteve te kudo mdodhur te investojne ne ate krahine Perle te natyres shqiptare.Sikur gjithe bizesmenet Frashellinj apo Dangelliote te ngejne nga nje vile apo investim si ka qene “Puniste fruta perimeve” apo pasioni per blegtorine si dikur shetitese,do ishte rigjalerim.Kulture jetese eshte dhe ajo…Po te shkojme me tej; Sikur te behes lidhie e Komumrs se Frasherit me Korcen dhe Skraparin,deri Erseke-Leskovit(unaze turistike,qe do i jepte jete asaj krahine me “Bredhin e Otoves”,me “Gurin e mbletes e Sanoven me Golikun qe te shpie ne Kolonje,me ate luginen e ralle te banuar dikur te Osumit deri ne burimet e tij bri Vithkuqit deri ne Boroven martire.Pse te mos gjallerohet Ogreni tej BENJES ai fshat piktoresk rreze qafes taborrit me tej Kokojken qe te shpie ne horizontet e Skraparit ne veri te saj. Pse te mos gjallerohet ajo rruga nga Frasheri-Micani e tej ne Nikollare qe te shpie ne fushat malore te Linosit drejt Vithkuqit e Vaskopojes.E kur do hapet ajo rruga emderr; Rasher -Kakos Corovode,qe do gjalleronte ato fshatra perle te atyre krahinave qe kane qene me te populluarat edhe para shpallies se pavaresise. ne fund te fundit; le te dalin pasardhesit e “bejleresve”pseudo te rigjallerojne shtepite et yre monument si ajo e Shehajve,apo Cecaneve, pse jo dhe Xhogave,qe i kane braktisur,sa ajo e Deputetit te pare te pasclirimit Fadil Hamiti.E mbi te gjitha te mbahet si monument ajo shkolla e fshatit ndertuar me 1946-47ne ate sheshi e xhamise dikurshme…Lere me se per Kishen qe u dogj spo mendon njeri.
    me falni se nostalgjia ne kete moshe qenka semundia me e rende.
    Per nate permes enderrave ne ato treva jetoj,ani e ndodhem aktualisht tej oqeanit-detyruar vitet e veshtira te pas 91-97-tes.rrugeve te mergimit nga ato politika ckombetarizuese ndjekur,pseudopolitikanet.Fatkeqesi.
    Deri kur keshte?! nje zot e di.
    O njerez te mire ! kthenisyte nga atdheu rene eshterat ne doni mbrodhesi te pasardhesve.Rrugeve te botes nuk jetohet, vec skllaverohesh…Ne vendin tend te duket BALTA me e embek se MJALTA. Materializoeni kete.

    Dhimbia e madhe popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *