Projektet me “peshë” për 2019-ën, cilat janë ndërhyrjet e reja në Tiranë

Ornela

Një sërë  hapësirash do të ndryshojnë “fytyrën” në kryeqytet gjatë vitit të ardhshëm dhe në vazhdim.

Në buxhetin 2019, Bashkia e Tiranës ka parashikuar financimin e disa projekteve të reja, implementimi i të cilave do të ndikojë në turizëm por dhe në ofrimin e më shumë shërbimeve për qytetarë.

Kështu një ndër këto projekte është rikonstruksioni i Piramidës, si një objekt ikonë për kryeqytetin.  Në buxhet janë parashikuar rreth 356 milionë lekë, ku ndërhyrjet synojnë transformimin e saj në një qendër kulturore të pavarur për kryeqytetin.

Po ashtu, një ndërhyrje tjetër e rëndësishme është rehabilitimi i Bulevardi Zogu i 1, konkretisht segmenti rrugor i cili lidh sheshin Skënderbej me Bulevardin e ri. Rehabilitimi i këtij segmenti parashikon ndërhyrjen për përmirësimin e shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të shiut, ndriçimin rrugore, gjelbërimit.

Ky projekt parashikon gjithashtu unifikimin e fasadave si dhe krijimin e 4 mikro hapësirave gjatë këtij aksi të cilat do të shërbejnë për aktivitete të ndryshme.

Në këtë projekt nuk parashikohet ndryshimi i profilit tërthor të rrugës, ai do të mbetet i njëjtë. Ky projekt kap një vlerë prej 858 milionë lekësh, shkruan scan.tv.

Po ashtu, është parashikuar një fond i konsiderueshëm prej 739 milionë lekësh ri konceptimin e kopshtit zoologjik, për ta bëra atë sa më atraktiv për të gjithë grup moshat. Sipërfaqja e ndërhyrjes është afërsisht 5 Ha.

Bashkia parashikon gjithashtu edhe ndërhyrje në Parkun Rinia, me vlerë financiare prej rreth 163 milionë lekësh, për t’iu përshtatur kërkesave të kategorive të ndryshme të qytetarëve që frekuentojnë.

Parku do të organizohet në mënyrë të tillë ku do të ketë disa mini sheshe. Të katërta këto projekte arrijnë një vlerë investimi prej rreth 2.1 miliardë lekësh.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Kiniparasysh , qe memoriali I firmetareve te Pavaresise , I vendosur ne aprkun “Rinia ” , sado , qe eshte rregulluar , behet urinore e njerzve te pea ndergjgjshem . Te gjendet mundesia te levizeprej aty dhe te vendoset diku te sheshi “Skenderbej ” Pse e perkthyer ? te vendoset ne nje faqe lineare , mbase te plotesuar nga te dy anet . Zgalem

    • O Zgalem!
      Ai nuk eshte monument,por tamam hale dhe eshte mire te cohet atje ku kane qene wc tek ushtari i poanjohur!
      Ai eshte nje turp dhe fyerje per vendin!

      • Nuk mjaftuan shkaterimi i fabrikave uzinave ,po me halete qe funksiononin shume mire ,cpaten.
        Ishin. Kaq te nevojshme per popullaten.Te ndertuara ne menyre perfekte me uje te bollshem.
        Sot ,veprat e ‘bukura’ bien ere haleje pa uje.

  • Respekte BASHKISË TIRANËS !.. ! Por llogaritja Z.MH,nuk bëhet kështu me ditë ,por me projekte me peshë siç është rikonstruksioni i Piramidës, si një objekt ikonë për kryeqytetin.

    Jam i lumtur që kjo ikonë Piramida ti shërbejë kryeqitetit dhe shqipërisë dhe ikonë në sy të turistve të huaj .Por kini kujdes nga ndërtimet me stola plastik dhe abuzimet me ngjyra ,pasi jan të shtrejta dhe kan afat të shkurtër përdorimi.

    Ndërtoni vepra pak por saktë ,ti qëndrojnë kohës si në vendë e hapësirë .ÇDO OBJEKT TI NËNËSHTROHET kritikës dhe DISKUTIMIT TË EKSPERTVE, vlerës lekve që kushton ,gjithashtu DHE SUGJERIMEVE TË POPULLIT .

    Kujdes nga ndërtimet mizerapël si “wc “,ajo dhoma e ndërtuar me llamarina mbi Tajvan ,objekt që i kushtohet shpalljes së firmëtarve të pavarsisë nga S.Shpellari ,dhe i hoqën hajdutët pjesë llamarinash .

    Ose monumenti i Ismail Qemalit ,babajt kombit të jetë i ngritur nga toka ,madhështor me pamje kryesore me sheshin SKËNDËRBEUN .Jo aty ku është fshehur sikur u ka zënë pritë kalimtarve.

    Varrezat e sharrës jan ndërtuar mirë ,ju lumtë Z.Erion Velija ,por duhet VENDOSEN dyer HEKURI me roje që mban përgjegjësi ,dhe të mos përdoret varreza Sharra si rrugë kalimi urban për makinat e qytetarët .

    Në vorreza të hyjnë vetëm ata qytetar e makina që bëjnë homazhe te njerzit e tyre.Të ndalohet hyrja e njerzve dhe qarkullimi i makinave brenda varrezave si rrugë kalimi më shkurt.

    Jo të bëhen varrezat unazë trafiku dhe gara makinash e motorësh e biçikletash e këmbësorësh siç duan ta bëjnë dolloverexhtë dhe kalimtar.Mos i harroni asnjëher vorrezat se aty tregohet kultura jonë e një kombi.Po kështu duhet rikunstruktohen edhe vorrezat e dëshmorve të atdheut.Jam dakort për projektet e bashkisë.

  • Beni urgjent mbikaliminte zogu i zi, te shpetojn njerezit nga rreziqet, mjaft i bere nder oligarkeve . Mallkimin e popullit do keni perhere n q se nuk beni kete projekt

  • C’e kane kete pisllek ne mes te Sheshit Skenderbej?
    Kujt I duheshin keto kubike e lodra kalamaqsh?
    Vjedhin leket me te dyja duart duke bere karagjozlleqe te tilla.
    Sheshi Skenderbej ishte fantastic ashtu si ishte, shikojeni kete lloj pamjeje, as park, as shesh lodrash, dhe jo me sheshi kryesor I SHqiperise
    Akoma do rrini si tuafer o shqipkare dhe e kreni bishtin e ketij bastardi qe e transformoi sheshin Skenderbej si treg kinez?

    • Tere jeten budalla mbete , more mutrel ! Me mendjen tende , nuk shkohet as deri ne hale . Zgjebarak i keq !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *