Projekti i ri për bujqësinë, para në dorë fermerëve

anazapta

Të gjithë fermerët që do i shesin frutat dhe perimet e tyre në pikat e licencuara të grumbullimit, përveç çmimit të shitjes do të përfitojnë edhe një shtesë prej 15 për qind të vlerës së produktit nga buxheti i shtetit. Një projekt-vendim i qeverisë, i cili pritet të miratohet shumë shpejt, pritet ta ndryshojë rrënjësisht skemën e subvencioneve në bujqësi, duke e lidhur atë me produktin e gatshëm. 

Drafti në të njëjtën kohë synon formalizimin e sektorit. Sipas tij, për frutat subvencioni do të përfitohet nga fermerët që dorëzojnë në pikat e certifikuara të grumbullimit nga 30 deri në 400 kuintal në vit, ndërsa për perimet fasha do të jetë nga 30 në 300 kuintalë në vit.

Sipas skemës, fermerët për çdo sasi produkti që do dorëzojnë në pikat e licencuara të grumbullimit dhe përpunimit, fermerët do të marrin faturën përkatëse, përmes të cilës bëhet e mundur llogaritja dhe më pas përfitimi i subvencionit prej 15 për qind.

Përveç kësaj, e njëjta faturë bën të mundur që fermerët të përfitojnë edhe një shtesë tjetër prej 6 për qind si rimbursim i tatimit mbi vlerën e shtuar.

Procedurat e detajuara do të qartësohen pas miratimit të skemës dhe udhëzimeve përkatëse.

Kjo është  hera e parë kur Shqipëria zbaton masivisht subvencionin e produkteve të gatshme bujqësore.

Deri tani, skemat e subvencionit në bujqësi kanë qenë të lidhura kryesisht me lëndët e para, por edhe investimet fillestare.

Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë thonë se skema e re inkurajon formalizimin e sektorit, përmirëson cilësinë e produkteve dhe nxit eksportet bujqësore duke i bërë të mundur Shqipërisë të shesë edhe në tregjet e mëdha.

Bujqësia konsiderohet si sektori me potencialin më të lartë të rritjes ekonomike. Shifrat zyrtare tregojnë se veçanërisht dy vitet e fundit roli i saj ka qenë kritik në rritjen ekonomike, duke shmangur rënien e vendit në recesion.

Për këto arsye edhe Banka e Shqipërisë ka bërë në më shumë se një rast thirrje për mbështetje më të fortë të këtij sektori. / Top Channel

Share This Article
4 Comments
  • Ky lloj subvencionimi eshte nje menyre e mire sa te bien plotesisht fermeret ne duart e ketyre grumbulluesve te licencuar.
    Aq duhet sa te shkoje fermeri disa here ne ata pika grumbullimi e pasi ta shese prodhimin do marre dhe 15%,por sapo te futet ne ruge nje gje e tille,tretet si kripa ne uje ai subvencionimi 15% e ngadale ngadale eshte grumbulluesi i licencuar qe e mberthen pastaj fermerin,ku fermeri te punoi nate dite e fitimet ti kete grumbulluesi.
    Do thoni ju,po si?
    Sapo te mare ruge puna pra trajten e plote,eshte grumbulluesi ai qe ne 6 muajt e pare sillet si zoteri dhe perkedhel fermerin e fremeri eshte i kenaqur se pervec cmimit ka dhe 15%.
    Por pas 5-6 muaj qe cdo gje u fut ne vije,pra fermeri nuk ka ruge tjeter,por vec keto grumbullesit e licencuar fillon gallata.
    Hemo cjane keto domate qe ke sjellur keshtu te paseleksionuar mire,e pe ate domaten qe gjeta te ajo arka atje,po ata kastravecat e shtrember te arka tjeter,po ato mollet qe kishin nje njolle?
    Jo,jo nuk me duhen ato te tuat,e fermeri pastaj e lut dhe e lut gjersa ja le per nje gjysme leku,se fermerei do te jete agai qe do punoi nate e dite,po beu grumbullues qe fillimisht ish i lehte e imebel,pastaj na behet i rende i vrazhde e me the te thash.
    Te tjerat mendoini e vazhdoini vete

  • Një zgjidhje që duket e mirë teorikisht por të shohim efektin praktik. Nuk ka shumë informacion ky lajm?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *