Si 53 ditët që lamë pas, edhe sot banorët e Astirit u ngritën në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre nga projekti i Unazës së Re.
Për rreth 1 orë banorët qëndruan në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Në protestë ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili foli edhe për protestën e diasporës e cila do të mbahet nesër në orën 17:00 para kryeministrisë.
“E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë dosido por është një kauzë jetike.
Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe policia nuk duket.
Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet,” tha Balliu.
v.l/ Dita
Ti mor kelyshi i Ferosbashke me ata zaptuesit e prones se tjetrit nje mut te madhe do hani