Për gazin, ka filluar shumë shpejt të mendohet dhe të punohet për vetë faktin se është tendenca më me përparësi e zgjidhjeve në zhvillimet energjetike në të gjithë botën në veçanti edhe si një faktor përcaktues në uljen e masës së çlirimit të gazeve të dëmshëm për klimën globale.
Në Shqipëri, ideja e ndërtimit të Tubacionit Trans Adriatik, TAP (Trans Adriatik Pipeline) u dha edhe qeverive tona nxitjen për t’u kujtuar për gazin, sepse deri në atë kohë as përmendej e as kujdesej kush për të. Gjithë aktiviteti i gazit u reduktua në përmasa më të vogla se të një sektori nxjerrës të para viteve 90.
Qeveritarët, deri edhe kryeministra, kur janë ndeshur me emrin e gazit, si pa gjë të keqe
janë shprehur se vendi ynë ka qenë “me mungesë përvoje për gazin” por, krahasuar me të gjithë
fqinjët tanë për ne jemi absolutisht të parët sepse në vend është prodhuar gaz qysh në vitet
1929 – 1930, me zbulimin e vendburimit të Devollit. Aty janë prodhuar dhe riinjektuar në
shtresë një sasi prej rreth 15 milionë m3 gaz shoqërues me qëllim ruajtjen e energjisë së shtresës
përveç kësaj është konsumuar në familjet që banonin për rreth puseve dhe objektet e zyrat e
AIPA në Kuçovë, në po ato vite, dhe më pas në Patos, Marinëz dhe fshatrat për rreth tyre apo në
Bisht Pallë në Durrës.
Më vonë pas çlirimit, rezervat e zbuluara dhe gazi i nxjerrë e i përdorur nga vendburimet e
Divjakës, (torton dhe pliocen) Ballaj, Frakull, Povelçë, Cakran, Delvinë, Panaja etj vazhdoi të
rritej deri pas 1992-1993 gjendja u përkeqësua vazhdimisht.
Në vend është prodhuar dhe konsumuar një maksimum prej rreth 1 miliardë e treqind
milionë m3 gaz në vit (ky konsum dhe prodhim ishte edhe i detyruar për shkak të fontanimit të Ca
37 në vendburimin e Cakranit) i përcjellë dhe konsumuar në një infrastrukturë modeste por të
sigurtë dhe të provuar. Vetëm rrjeti i tubacioneve kryesore të transportit me (diametra nga 100 mm
deri 325 mm) ka qenë i shtrirë thuajse në gjithë territorin e vendit me një gjatësi rreth 500 km, nëpërmjet të cilëve lidheshin vendburimet me konsumatorët në qytetet e Kavajës, Lushnjës
Elbasanit, Fierit, Ballshit, Sarandës dhe Vlorës.
Edhe në fushën studimore e projektuese ka pasur një përvojë të çmuar dhe të vlerësuar në
zgjidhje të detyrave të kohës për mbajtjen në punë të gjithë industrisë kimike të vetë naftës e deri
në fabrikat e vogla e konsumatorë të shpërndarë në disa degë të industrisë.
Në vitet 1989-1990 filluan kontaktet e para në bisedime dhe hartimin e kontratave për
kërkimin e naftës dhe të gazit në det me kompanitë më të njohura në botë për atë kohë, si
Chevron, OXY, OMV, Hamilton AGIP, INA Naftalpin etj, dhe vijuan më tej kontaktet me divizionin e
Energjisë pranë Këshillit të Evropës e me përfaqësues të disa kompanive lidhur me integrimin e
vendit në rrjetin europian të shpërndarjes së gazit, duke bashkëpunuar në grupe studimi dhe
ekspertë të fushës me përfaqësues të Maqedonisë, Italisë, Greqisë, Rusisë, Turqisë etj. Gjithë sa u tha më lart dhe të tjera që nuk mund të përmenden vetëm në një shkrim, u shumëzuan me zero, dhe për fat të keq ka vite që edhe emri nuk i dëgjohet më gazit natyror apo shoqërues.
TAP nuk është merita jonë, ai është një biznes fitimprurës për ata që e investojnë dhe do
ta shfrytëzojnë, ne jemi me fat që ndodhemi në rrugën e tij. Sot është turp për ne të përmendësh
shifra për rezerva të zbuluara, për prodhim ditor apo të tjera terma si këto, sepse thuajse nuk
ekziston asgjë e re përveç një braktisjeje të plotë të kësaj dege të rëndësishme të
ekonomisë dhe ndonjë firmë që bën sikur nxjerr e sikur shet gaz në Shqipëri. E gjithë kjo histori shpresoj se mund të shërbejë për ata lexues që nuk i njohin për arsye moshe apo mungesë informimi, por do të theksoja se është tepër e nevojshme ta kujtojnë edhe ata që në zyrat e shtetit punojnë me letrat dhe bëjnë ligje e rregulla, sepse duhet të dinë se nuk bëhet asgjë vetëm me lexime ç’del përpara apo përkthime të çala, por duhet që me vullnetin e mirë e këmbënguljen të mësojnë dhe të gërshetojnë ato me përvojën dhe kapacitetet e vendit për të bërë më të mirën e mundshme në punët e nisura për arritjen e objektivave në veçanti me rregulloret dhe ligjet që duhet të përshtaten me ato të
Bashkimit Europian.
Ditët e fundit duke kërkuar disa materiale për gazin e lëngëzuar më ra rasti të lexoja disa
ligje e shtesa të tyre si dhe disa rregullore për gazin natyror. Është filluar me to puna qysh me
nisjen e bisedimeve me TAP sepse ligji për gazin natyror mban nr 9946 dhe datën 30/6/2008 dhe
është fakt se kanë filluar përpjekjet për plotësimin e bazës ligjore prej rreth 7 viteve më parë, kur
ende ne nuk kishim dhe nuk kemi asnjë metër linjë interkonjeksioni, asnjë metër kub gaz import
apo eksport, asnjë metër kub apo ton gaz natyror të lëngët etj etj.
Me sa di sipas publikimeve të ERE-s apo njoftimeve të TAP, vetëm vitin e ardhshëm pritet të
fillojnë punimet për ndërtimin e gazsjellësit, bile ERE vitin e kaluar në akord edhe me instancat
homologe greke dhe italiane kanë rënë dakord për shtyrje afati të projektit të vënies në
shfrytëzim të TAP nga 1 janari i vitit 2020 deri në 1 dhjetor të vitit 2020, pra i bie që pas plot 12
vitesh ligji i kaluar në parlamentin Shqiptar do t’i duhet të rezistojë zbatimit korrekt për një projekt
që zbatohet me standarde bashkëkohore por, që edhe standardet nuk rezistojnë sepse ato
rishikohen çdo vit për shkak të evoluimit të teknikës dhe teknologjisë.
Dhe ç’është edhe më e rëndësishmja në përkthimet dhe kopjimet e ligjit të miratuar qysh 7
vite më parë, ka edhe lajthitje në përcaktimet e terminologjisë së përdorur dhe saktësisë teknike të
përdorimeve të fjalëve të huaja, që përkthyesit apo ata që kanë punuar me ligjin nuk i njohin dhe
për pasojë i kanë lënë në gjuhën angleze “për të qenë brenda”.
Aty gjen shembuj përcaktimesh të gabuara qysh në nenin 3 të ligjit në përkufizimet, kjo
vazhdon të përcjellë efektet negative në të gjithë nenet e mëtejme pasi disa përkufizime të
gabuara vazhdojnë të përdoren sipas nenit 3 në të gjithë ligjin, por edhe në rregulloret për
liçencat dhe gjithë rregulloret e tjera.
Për ilustrim unë po jap vetëm dy shembuj, në materialin e ligjit, rregulloreve dhe raportet e
ERE mund të gjeni shembuj të tjerë.
Pika 4 e nenit 3 të ligjit thotë: “Furnizim” është “shitja” e gazit natyror, përfshi G.N.L-në
te klientët fundorë. Si mund të merren të barazvlefshme dy fjalë të gjuhës shqipe të shkruara
ndryshe dhe interpretuara në mënyrë të tillë? Furnizim është tjetër fjalë dhe Shitje është një
tjetër fjalë që kuptohet ndryshe nga e para.
Pika 5 e nenit 3 thotë: “Gaz natyror” është gazi metan, përfshirë gazin shoqërues si dhe të
gjithë hidrokarburët që janë në gjendje të gaztë në kushte atmosferike normale, i cili në kuptimin e
këtij ligji, përfshin GNL-në, biogazin ose lloje të tjera gazi që transmetohen dhe shpërndahen në
sistemin e tubacioneve, një gabim i cili në praktikë mund të shoqërohet edhe me pasoja sepse
nuk është korrekte të shprehesh “edhe lloje të tjera gazi”. Sepse në gaze futen edhe azoti edhe
gazi karbonik e gazra të tjerë jo hidrokarburë, të cilët influencojnë negativisht në cilësinë dhe
sigurinë e transportit të gazit.
Aty ka vend edhe për rregullime të tjera sidomos në rregulloren për pajisjen me licencat, ku
mendoj se nuk mund të barazohet liçenca e një personi juridik apo fizik që trajton kontrata 20 deri
25 vjeçare me një liçencë të një homologu, por me një kontratë 5 apo një vjeçare dhe sidomos
ndryshimet në parametrat teknike sasiorë dhe të shërbimit të rrjetit të magjistraleve dhe atyre të
furnizimit të banesave apo qyteteve.
Një mangësi tjetër mendoj se është ajo e trajtimit tarifor dhe në veçanti e çmimit të gazit.
Në materialet e publikuara përdoren terma të përgjithshme dhe nuk ngarkojnë drejtpërdrejt
Entin Rregullator të Energjisë i cili mendoj se duhet të jetë i pranishëm në të gjithë procesin e
bisedimeve dhe llogaritjeve të parametrave të përcaktimit të çmimit të gazit, deri tek fundori.
Të gjitha këto e të tjera askush nuk ka patur kohë t’i lexojë me vëmendje dhe të bëjë
korrigjimet e duhura, qysh nga ERE, Ministria dhe deri tek Kryeministria e Kuvendi i Shqipërisë.
Pak a shumë të njëjtat defekte ndeshen edhe në raportet vjetore të ERE. Gjuha e përdorur është
një shqipe e “pazonja” në mendjen e zyrtareve për të shprehur shqip dhe teknikisht saktë të gjitha
ç’duhen hedhur në rregullore e ligje, për të mos lënë shteg për interpretime të dyzuara.
Së fundi do të shtoja, se Ministria dhe institucionet vartëse pa përjashtuar punën që
duhet të bëjnë për të qenë të përgatitur për plotësimin e ligjshmërisë dhe të rregulloreve për gazin,
duhet të kenë në tavolina studime dhe projekte për t’u përgatitur për vënien në shfrytëzim të
Tubacionit Transadriatik në nivelet që kanë rënë në marrëveshje me partnerët.
Nga koha e qeverisjes me kryeministër S.Berishën, kam dëgjuar nga Drejtori përgjegjës për
naftën dhe gazin në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, se për vitin 2019 ne do të jemi gati të
tërheqim jo pak por 850 milionë metra kub normal gaz nga vendburimi i detit Kaspik Shah Deniz, gjë që më çuditi qysh ditën që e dëgjova, para tre ose katër vitesh në një bisedë televizive. U çudita sepse me një llogari të thjeshtuar do të kujtoja se para viteve ’90, duke punuar një industri kimike me një konsum ditor jo më pak se 750 mijë m3 në ditë, disa Uzina Përpunimi Nafte me konsum rreth 450 000 deri 500 000 m3 në ditë TEC Fier, Ballsh, Vlorë, etj arrinte një sasi mesatarisht rreth 600 000 m3 në ditë, Kombinati Metalurgjik etj, dhe konsumi mesatar vjetor ishte afërsisht rreth 600 milionë m3 gaz shoqërues dhe natyror në vit. (Shifrat janë të përafërta).
Dhe sot pas rreth 30 vitesh kur në Shqipëri nuk ka më asnjë nga këta konsumatorë, por
edhe fakti se është futur në masë të gjerë gazi i lëngëzuar i naftës, energjia diellore dhe
konkurentë të tjerë energjetikë, si mund t’i përmbahesh këtij premtimi nëse nuk është shkruar
gjëkund në ndonjë marrëveshje?
Këto dhe të tjera probleme gjykoj se duhet të projektohen për zgjidhje nga Ministria dhe
institucionet përgjegjëse.

Me ne fund ja nje artikull i vertete e real per realitetin e gazit natyror dhe TAP-in. Me keqardhje duhet te shtoj se TAP-i eshte nje projekt-propozim qe s’ka asnje shans e vlere per t’u bere fakt ne realitetin gjeopolitik dhe ekonomik te Shqiperise, rajonit Ballkanik e B.Europian. Ky vleresim vlen sidomos per Shqiperine qe nuk mund te jete nje konsumatore e kesaj energjie te vyer, por qe ka kosto per nje vend te pazhvilluar, vec te tjerash sepse eshte energji e importuar nga mbi 2500-3000 km larg. Edhe sikur te vije “neser” e te perdoret ne TEC-in e Vlores, elektoenergjia qe do te prodhohet/gjenerohet do te kostoje rreth 150$/MWh, ndersa mund te importohet me 75$/MWh.
project tap po u zbatua me seriozitet,iku,dhe erdhi aty te pozitivja,duke ju shmangur ndotjeve financire,dhe mbi te gjitha te mjdisit.Kur ekologjisti i pare tribunal Shqiptare,u ngjit ne tribunen e simpatizanteve te shumte,partite e etabluara u alarmuan,dhe me shpejtesi te stilit te garave me kuaj,e futen ne programin e tyre edhe pragramin e ekologjise.por tashme ishte teper vone,zgjedhesit,hnuk u besonin me hipokrizise artificialonatyrale te tyre,dhe nje matematikan i majte i cili pretendonte te behej politikan e parlamentit Europian,dhe me te drejte sepse keshtu politikanesh i duhen parlamentit europian,duke kene brenda llojit,harroj megjitheate te kaluaren komun iste,dhe ngeli pa perkrahjen e antareve te partise,te cilet kaluan ne nje parti tjeter,me te forte me te shtrire,ne krejt territorin,spse hipokrizia e partive tashme te etabluara,pesoi rreshqitje te kamufluar,sikurse eshte edhe taktika latente e tyre,dhe kjo parti egziston edhe ne Europen e pasluftes.mere eshte tapi,por te mos harrohet mjedisi e sahati,sepse e them ketu e ketu e le edhe ne mbreterine japoneze,eshte ne fokus ekologjia,bile edhe ne ganen e larget.thoni jo ndothjes,ekologjikomesdhetarenordikoafrikane.posht spijunet ekologjike,nga jugu ne veri.rroft e bukura e dheut siq thote edhe opozitari Berisha.sepse nga ekologjia,behet sapuni e djathi,behet rreshira e duhani,behet,stofi e makina e shkrimit,duke shkrire hekurin,dhe duke e kthyer ne qelik,dhe hekuri,siq dihet nxirret nga nentoka e pasur me minerale,dhe per kete arsyje esht pushtuart Shqipera disa here,nga ekologjia,behet letra,e cila e ka origjinen nga Kina e larget,patatja e qaji i malit,patligjani turshi e kastraveci,por mbi te gjitha per ne Shipetaret buka e kollomoqit e perzime me buken e gruni,qe hahej edhe ne kohen e diktatorit komunist te ashtuquajturit natyralisti latent,spse edhe Ai,kujdesej per natyren ne bllok,püor qe sot nuk eshte ne perditshmerine e ushqimit ne ate mase sa atzehere,sepse hahet buka e grunit e ardhur nga amnerika e larget,por me dyshim te madh per shkak te ndryshimit te ekologjise se grurit duke perdorur metoda nga me te ndryshmet per zmadhimin e saise,dhe duke neglizhuar ne krahun tjeter opziten okolgjike qe eshte kunder ksaj,spse plehrat kimike qe perdoren per ketze pune depertojne deri tek ushqimi yne i perditshe.me nje fjale per personasz qe u duket shkrim e gjate sqaroj,se e kam shkru me gabime autografike,duke shkrua shpejt,sepse nuk eshte pjese e fjalimit te parapregatitur te ndonje politikani,me universitet,dhe muhabeti rreh tek ruajtja e Natyres,dhe mjedisit ne pergjithesi,deri tek oborri, ballkoni,autobuzi,si dhe treni,qe duhet te jene ne rend te dites,duke i fshire me kujdes,dhe pastaj te hapet interrneti e te komentohet,por jo te spionohet!
Tash te ndalemi eshe nje here te ka prodhimet e Natyres,nga kto prodhime,nxirret edhe materiali per Telefonat Celulare,si edhe produktet ngjitese qe perdoren per kallqukun e celularit,ku ne bashkeveprim me elementet kimik,kallquku,merr formen e ketij kallquku qe sot e kemi te Gjithe neper mjdiset tona ne Shtepi,ne kafene ne shkolle, ne pune,ku shumica jane tete ore ne pune,por persa i perket antenave ku eshte terhequr verejtja disa here ne Paelamentin Europia,sepse mund te shkaktojne kancerin,te behet me shume per parandalimin e Tyre,per te Gjithe pa dallim,duke i vendosur ne Mjedise qe nuk demtojne shendetin e Popullit.Dhe per kto probleme Opozitari i Pamposhtue Sali Berisha,ka ngritur disa here zerin,por kjo ngritje zeri kalon me sarkazma,che batuta,duke u injoruar,dhe Qeveria Rama,e Cila ben shume zhurme per pak gje,do te gjindet ne nje te ardhme,ne Opozite,dhe mund te rreshqase nga Forca e dyte Politike ne Shqiperi,ne forcen e trete Politike,duke i leshuar vendin Forces se trete Politike,e cila mund te kaloja ne forcen e dyte Politike,dhe kjo force eshte LSI,e ILIR METES,e cila ndjek hap pas hapi forcen e pare Politike ne Shqiperi,PD!
Tash te ndalemi edhe nje here tek prodhimet e Natyres,nga kto prodhime,nxirret edhe materiali per Telefonat Celulare,si edhe produktet ngjitese qe perdoren per kallqukun e celularit,ku ne bashkeveprim me elementet kimik,kallquku,merr formen e ketij kallquku qe sot e kemi te Gjithe neper mjdiset tona ne Shtepi,ne kafene ne shkolle, ne pune,ku shumica jane tete ore ne pune,por persa i perket antenave qe i vene ne veprim Celularet,ku eshte terhequr verejtja disa here ne Parlamentin Europian,sepse mund te shkaktojne kancerin,te behet me shume per parandalimin e Tyre,per te Gjithe pa dallim,duke i vendosur ne Mjedise qe nuk demtojne shendetin e Popullit.Dhe per kto probleme Opozitari i Pamposhtur Sali Berisha,ka ngritur disa here zerin,por kjo ngritje zeri kalon me sarkazma,dhe batuta,duke u injoruar,dhe Qeveria Rama,e Cila ben shume zhurme per pak gje, dhe do te gjindet ne nje te ardhme,ne Opozite,dhe mund te rreshqase nga Forca e dyte Politike ne Shqiperi,ne forcen e trete Politike,duke i leshuar vendin Forces se trete Politike,e cila mund te kaloja ne forcen e dyte Politike,dhe kjo force eshte LSI,e ILIR METES,e cila ndjek hap pas hapi forcen e pare Politike ne Shqiperi,PD!Dhe ky skenar nuk eshte otopi,por nje rrealitet kokforte.
Ku shkrimi e ku komenti ,(thiripreside )
Me mire mos shkruaj me se do ta felliqesh fare fare Ja ke futur kot ,por kot fare ama .
I gjithe punesimi u be ne me mik dhe tarafe. sidomos arkeologet qe u punesuan nga tarafet e Iris Pojanit me shoke…..Vetem ata qe kishin njohje personale me Irisin arriten te futen. madje ajo pseudo arkeologe ka punesuar pikerisht me te paaftit per te bere dallavere…..