Projektligji, Financat vendosin kufi për paranë ‘cash’ tek të gjitha bizneset

Elena Tase

Projektligji i ri për faturat tatimore online, që është prezantuar dje nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, përveç ndryshimit të sistemit të raportimit dhe kërkesës që çdo biznes të regjistrojë edhe nënshkrimin e vet elektronik, përmban edhe një kufuzim të sasisë së parasë “cash” që mund të mbahet nga subjektet në arkë.

Klasifikimi

Sipas draftit, për subjektet mikro dhe personat fizikë, maksimumi i arkës do të jetë 150.000 lekë. Këtë detyrim e kanë njësitë ekonomike, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi të jetë 15 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) të jenë 30 milionë lekë dhe numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10. Në fund të vitit 2018, në vend kishte rreth 120 mijë ndërmarrje me më pak se 10 punonjës, duke përjashtuar subjektet bujqësore, ose rreth 94% të totalit të subjekteve jo bujqësore në vend.

Ndërkohë, për subjektet e vogla maksimumi i arkës vendoset në nivelin 500.000 lekë. Njësi ekonomike të vogla janë njësitë ekonomike, të cilat në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 150 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50.

Për subjektet e mesme drafti parashikon që maksimumi i arkës të jetë 800.000 lekë. Njësi ekonomike të mesme janë njësitë ekonomike, të cilat në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Ndërsa për subjektet e mëdha maksimumi i arkës do të jetë 1.700.000 lekë. Njësi ekonomike të mëdha quhen ato njësi, që në datën e raportimit tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: a) aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Detyrimi

Projektligji vendos detyrimin që, në përputhje me kategorizimin e mësipërm, subjektet, në rastet kur e kalojnë shumën maksimale të parasë në arkë gjatë ditës, të paguajë diferencën në bankë jo më vonë se ditën pasardhëse të punës.

Sasia e parasë “cash” që lejohet të mbahet nga bizneset

Subjektet mikro

dhe personat fizikë  deri në 150.000 lekë

Subjektet e vogla    deri në 500.000 lekë

Subjektet e mesme    deri në 800.000 lekë

Subjektet e mëdha    deri në 1.700.000 lekë

Si kategorizohen subjektet sipas madhësisë së xhiros dhe punonjësve

Subjektet mikro dhe personat fizikë janë ato që nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi të jetë 15 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) të jenë 30 milionë lekë dhe numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10

Subjektet e vogla janë ato që nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 150 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50

Subjektet e mesme janë ato, të cilat nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Subjektet e mëdha janë ato, që tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereveë mëposhtme:

a) aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë;

b)numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Mire. Por nuk ka ekonomi te mirefillt dhe politike fiskale perderisa ne Shqiperi nuk mund te paguajsh me kartele elektronike ( me disa perjashtime te vogla). Te gjithe kerkojn para ne dore. Ketu qendron problemi I marifeteve.
    Pa u rreguluar kjo gje – te gjitha masat e tjera jane kot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *