Projektligji i ri: Përgjohen edhe Facebook, Viber, WhatsApp

redaktor
Un tecnico al lavoro con una centralina telefonica. ANSA/FRANCO SILVI

Brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës nga ana agjensive ligjzbatuese, kompanitë celulare duhet të vënë në dispozicion të dhënat për komunikimet zanore, të mesazheve apo të komunikimeve në interenet, si Facebook, Viber, WhatsApp, etj.

Ky është thelbi i një projektligji të propozuar nga Ministria e Brendshme për ruajtjen e sigurisë publike parandalimin e akteve terroriste.

Sipas këtij projektligji sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike për Prokurorinë, Shërbimet Informative dhe Policinë e Shtetit, të dhënat që ruhen në skedarë – raporton Mapo.

Sot patëm një konsultë me operatorët telefonikë përsa i takon disa ndryshimeve në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”,- të cilat do të mundësonin një akses më të drejtpërdrejt të Prokurorisë, të Policisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.

Por mbi të gjitha dhe një marrëdhënie shumë më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për çështje të caktuara që prekin komunikimet elektronike”,- tha Tahiri në një komunikim me mediat.

Share This Article
2 Comments
  • GANGSTER I PA NDREQESHEM

    vazhdon te kapet me thonjte e tij te ndyre çuni rrugaç i Bashkimit, kontrabandistit te ilaçeve per te vobektet shqiptare.
    Nuk i mjaftoi te lejonte manipulimin e archivave te Ministrise se Brendeshme, ne favor te shume “prifterinjve katolike” te shpallur se fundmi “martire”, nuk i mjaftoi vakanca prej mijera dollaresh ne dite ne Korfuz, nuk i mjaftoi telefonata me Santon para se ta vrisnin, nuk i mjaftoi ecejaket me benzin e tij te Habilajve me liçencen per te kontrabanduar droge, nuk I mjaftoi telefonata e fundit te aitj pronarit mafioz te lodrave te fatit, as e ema e zene “mat” duke pastruar parate e pista te tij, as edhe ai polici qe desh te korruptonte, para se te katapultohej nga Kalifi I Surrelit si minister I brendeshem, per ta pushuar menjehere me pas nga puna,….
    Por do tani edhe te dije kush e kritikon, ne rrejtet sociale ate dhe tere gangsteret qe bejne ligjin sot, me mashtrimin e madh te votes se tradhetuar te 13 qershorit, sepse shalegjati i Surrelit, ne deliret e tij psikotropike bipolare, itherohet kur dikush I ben te ditur se po shkaterron me vjedhje, rryshfet te imponuar, maskaralleqe, shqiptaret dhe ate qe tashme po shuhet ne agoni Shqiperine.
    Pty, maskarenj te ndyre !

  • Gjithmone jane pergjuar. Tani dolen hapur pasi u doli boja. Celulari im gjithmone eshte hakuar nga shishkebabi. Edhe nebkohenve sales edhe tani. Pse? Per komentet qe bej ne gazeta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *