Mes Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) dhe Bankës Botërore (BB) ka nisur një projekt për monitorimin e procesit të prokurimeve publike. Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e KLSH-së mes kreut të këtij institucioni Bujar Leskaj dhe përfaqësueses së BB-së në Shqipëri, Tahsen Sayed, u diskutua për projektin që Banka Botërore do të zhvillojë në periudhën Shtator 2015- Nëntor 2016. Ky projekt pritet të ndikojë së tepërmi në cilësinë e auditimeve të KLSH-së duke rritur dhe zhvilluar akoma dhe më tej njohuritë e audituesve në referencë të eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, që ekspertët që do kontraktohen nga Banka Botërore për këtë projekt do ofrojnë në trajnimet e tyre.
Ku do të përqendrohet projekti?
Tre do të jenë pikat kryesore ku do të fokusohet projekti.
-Trajnimi i audituesve të KLSH-së nga ekspertë të huaj ndërkombëtarë, të mirënjohur në fushën e prokurimeve.
-Kryerja e katër auditimeve të përbashkëta pilot ndaj sistemeve të prokurimit, të cilat do bashkëdrejtohen nga konsulentët e Bankës Botërore.
-Hartimi i një manuali auditimi mbi prokurimet, që do t’i shërbejë më pas jo vetëm KLSH-së si institucion i auditimit të jashtëm e të pavarur por edhe sistemit të auditimit të brendshëm.

Nga KLSH gjithmone ka patur keqinterpretime te prokurimeve publike, si dhe procedurave tatimore qe ndiqen me bizneset e medha ne Shqiperi.
Mendoj qe ka ardhur koha qe stafi I KLSH te riformatohet me specialist te afirmuar dhe te mos rekrutohen <> , sepse ky institucion eshte maja e kontrollit te shtetit shqiptar.
Trajnime te tilla, si ky me Banken Boterore , e institucione modern Evropjane I bejne mire specialisteve te kontrollit te Shtetit , por do te kujtoja me keqardhje se, atje pak specialiste jane me te vertete te tille.
Arturi