Prokurorët e rretheve, Nishani miraton 8 dekrete

redaktor

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot emërimin dhe transferimin e disa prokurorëve. Këto lëvizje erdhën me propozim të kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Sipas dekretit që hyri në fuqi, Nishani, emëroi 4 oficere të policisë gjyqësore me detyrën e prokurorëve në Vlorë, Tropojë dhe Berat. Me detyrën e prokurorit, u emëruan në Vlorë, Erind Rahovica dhe Kledian Llaho. Në Berat u emërua prokuror Arben Allajbeu, ndërsa në Tropojë, Artur Ismailukaj.
Kreu i shtetit emëroi shefin e prokurorisë së Vlorës Kosta Beluri ne detyrën e prokurorit në Prokurorine e Përgjithshme. Ndërsa u emëruan ne Apelin e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës tre prokurore të tjerë, që ushtronin detyrën pranë prokurorive të rretheve.

Ja lista e plotë e dekreteve
1. Kosta Beluri, Prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme (ishte i emeruar prokuror tek Krimet e Renda)
2. Arben Qose, Prokuror ne Prokurorine e Apelit, Tirane (ishte i emeruar prokuror tek Prokuroria e Rrethit Tirane)
3. Elvin Gokaj, Prokuror ne Prokurorine e Apelit Shkoder ((ishte i emeruar prokurorine Prokurorine Durres)
4. Kleanth Zeka, Prokuror ne Prokurorine e Apelit Vlore((ishte i emeruar prokurorine Prokurorine Vlore)
5. Artur Ismailukaj, Prokuror ne Prokurorine Tropoje (ishte i emeruar Oficer i Policise Gjyqesore, Tropoje)
6. Arben Allajbeu, Prokuror ne Prokurorine Berat(ishte i emeruar Oficer i Policise Gjyqesore, Berat)
7. Erind Rehovica, Prokuror ne Prokurorine Vlore(ishte i emeruar Oficer i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Krimeve te Renda)
8. Kledian Llaho, Prokuror ne Prokurorine Vlore (ishte i emeruar Oficer i Policise Gjyqesore, Durres)

Share This Article
5 Comments
  • Apsolutishte s’do zenur bese ne keto emrime te llalles dhe qe i aprovon Nishanlliu i sales,apsolutishte!. Eshte njesoj,si t’i besh varrin vehtes!… Ose,nese nje dite,apo qe neser,une mar vesh, qe zotnia e tij llalla i propozon zotnis se tij Nishani per prokuror te pergjithshem Taulant Ballen! Une do bindem me 100%,qe Taulanti qenka salihist dhe na paska hedhur hi syve…Jam aq isigurt ne kete qe them sa… vetem Mark Uk,mund te m’a qaj hallin…

  • Ca i lexoj që nga mbiemra shqiptarë. Por ca mbiemra për herë të parë i degjoj sepse tinguojnë si turq e arab. Edhe mbiemra të tille paska?

  • Keto levizje behen sa per te “kaluar”klasen.
    Askush nuke eshte i besueshem ma ase per presidentin, dhe ase per kryeprokurorin Llalla.
    Besimi i tyre ka qen i dyshuar qe heret,deklerata e Llalles u shterruan rruges!
    Penge i politikes,apo frige e dikujt tjeter!nene diktatin e Saliut.
    Emerimet dhe dekretimet duhet bahen pasi te bahet reforma e thell ne drejtesi.
    Lojra fjalesh s’ka me.

  • Uloku duhet pa tjeter te jape patjeter doreheqjen ,pastaj t’ i drejtohet gjyqit so minister I
    Brendeshem qe ka qene Ku droga lulezonte ne te kater anet e Shqiperise !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *