Prokurorët që baltosin policinë, Tahiri: ‘Fronti i së keqes’ edhe në organin e akuzës

Elton Tafaruci

Në kulmin e debatit për ekzistencën e një raporti sekret për kanabisin në Shqipëri, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfshirë në atë që ai e cilëson “Frontin e së keqes” edhe organin e akuzës.  Përveç Prokurorisë, Tahiri flet edhe për media të caktuara që synojnë të baltosin punën e Policisë së Shtetit.

“Jam shumë i bindur se sot ka pak nga ata që mendojnë se “Fronti i të keqes” është vetëm brenda SHQUP-it, ka shkuar shumë përtej sesa SHQUP-i. Ka shkuar në segmente të caktuara të medias, madje dhe “burime të Prokurorisë” janë bërë si qytetari dixhital. Edhe sot mbase e gjejnë diçka për të synuar të bëjnë pis Policinë e Shtetit dhe punën tonë. Me siguri do dalë ndonjë portal, gazetë, ndonjë konferencë shtypi te SHQUP-i, që të hedhë një akuzë apo pak baltë tek puna jonë. Është shenja më e mirë e dëshpërimit e të gjithë atyre që deri dje nuk bënin dot këto që bëjmë ne dhe të gjithë atyre që nuk kanë sesi pajtohen dot me rezultatet tona”, tha ministri Tahiri.

Deklaratat e Tahirit vijnë në një kohë kur policia ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme ekzistencën e raportit duke përgënjeshtruar publikisht disa media.

Share This Article
2 Comments
  • Armiku i Brendshem eshte hedhur ne sulm per rrezimin e qeverise se 1 Milion budallenjve qe u genjyen si bagetite per begatine qe do te sillnin.
    Ngushelluese eshte se Armiku i Jashtem ( Lu & Vllahutin) nuk i jane bashkuar ketij fronti ( Keta te Jashtmit gjithmone i kane sherbyer atij qe paguan me mire).

  • Policia ka baltosur veten deri ne fyt e nuk ia ka fajin prokuroria se keta cunat e Tahorrit jane kthyer ne seksere te trafikanteve te hashashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *