Një javë pas pretencës, Gjykata dënon në arrati Anton dhe Sokol Përmarkaj. Ulet vetëm një vit dënimi për Bardhok dhe Fran Përmarkaj.
Pa kaluar as një javë nga pretenca për masakrën e Pukës, ku u vranë dy vëllezërit Markaj në pritë, për një vijë uji dhe u plagosën 3 të tjerë, Gjykata e Rrethit Shkodër jep verdiktin sipas kërkesës së prokurorisë. Dy burgime përjetë për të pandehurit kryesorë në arrati, vëllezërit Anton dhe Sokol Përmarkaj, 32 dhe 36 vjeç. Vetëm nga një vit burgim u është falur dy të pandehurve të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë, 24 vite izolim për vëllanë e tretë të pandehur, Bardhok Përmarkaj dhe 22 vite burgim për kushëririn e parë, Fran Përmarkaj, 34 vjeç. Pritet që pala mbrojtëse ta apelojë këtë vendim, duke u justifikuar se edhe viktimat kanë qëlluar me armë sipas dosjes së prokurorisë. Prokuroria kishte kërkuar respektivisht 25 dhe 23 vite burg për dy të pandehurit e arrestuar.
Familjet me banim në fshatin Qelëz kishin konflikte të vazhdueshme mes tyre për pronësinë e një sipërfaqe toke dhe burimit të ujit. Masakra ndodhi më 29 qershor 2012, në një kthesë të rrugës dytësore që të çonte te shtëpitë e familjes Markaj. Ka pasur një shkëmbim zjarri që përfundoi me përgjakje, pas dy sherreve dhe përplasjeve fizike në muajt maj dhe qershor mes dy palëve, njëra në fshat dhe tjetra në një lokal në qytetin e Pukës. Familja Përmarkaj u ka ngritur ‘kurth’ armiqve Markaj, duke e ditur se ata do shkonin në një festë.
Pas hetimit të Prokurorisë, ka rezultuar se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Anton Përmarkaj, 32 vjeç, Sokol Përmarkaj, 36 vjeç, Bardhok Përmakaj, 42 vjeç, (vëllezër) dhe Fran Përmakaj, 34 vjeç, (djali i xhaxhait të tyre), u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Nga goditjet e të pandehurve kanë mbetur të vdekur Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj. Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Sipas organit të akuzës, të dëmtuarit ktheheshin me një mikrobus nga një sebep familjar, kur janë pritur me breshëri armësh që vinin nga shkurret ku ishin fshehur autorët.
Policia arriti që pas krimit të arrestonte në disa ditë ndjekje vetëm dy prej të dyshuarve, ku njëri mbeti i plagosur, por pa rrezik jete. Pas hekurave të qelisë dhe të pranishëm në seancë kanë qenë Bardhok Përmarkaj dhe Fran Përmarkaj, kurse në arrati janë ende dy vëllezërit Sokol dhe Anton Përmarkaj.
Dënimi i Gjykatës:
Anton Përmakaj, burgim i përjetshëm
Sokol Përmakaj, burgim i përjetshëm
Bardhok Përmakaj, 24 vjet burg
Fran Përmakaj, 22 vjet burg

Ore jo vetem burg perjete por te punojne su derrat dhe te gjitha rrogat ti hepen familhes se viktimave…
Ca thoni mor ca thoni …cjane keto denime bastarde ,as ne diktature nuk jepeshin keto denime ……….Denimi nuk ka qellim qe te vdes njeriu ne burg ….por te reflektoj ….te kthehet ne dobi te shoqerise …….. E di qe dikush mund te pyes …Po sikur te te vrasin femijen tend ???? …Por nebote ka ndodhur qe nena ka perqafuar vrasesin e vajzes ….Jemi shume te eger dhe me keto denime …nuk bejme gje tjeter …vetem rezikojme te kthehemi ne nje vend qe lind vrases …sepse ai qe eshte i denuar perjete …atje ne burg ku eshte ,duke i humbur te gjitha shpresat …qe jeta u mbyll ….ai mund te kryej edhe nje krom tjeter mes shokesh a personelit …Prandaj ….nuk jam kunder denimit …por cdo njeeri i gjalle ka te drejte per nje mundesi te dyte .
shqiptarin duhet ta vrasesh si ne amerike se nuk zene vend ;;;si vret familjen per pune tokash apo nuk e di ka gjukata apo nuk ka por nuk vritet tjetri;;; ne shqiperi duhet te vihet ligji u pushkatimit ;;;; se shqiptaret jane njerez te trashe pa kulture ;;;si afrikanet ose arabet ;;;; bota i ka kaluar keto gjera vrasje boshe ,,,,