Prokurori i antimafias italiane në Tiranë: Dy formulat për goditjen e krimit dhe korrupsionit

Ornela

Ministria shqiptare e Drejtësisë organizoi ditën e sotme një konferencë për luftën kundër krimit dhe masat brenda sistemit te burgjeve bazuar në eksperiencën italiane, ku i pranishëm ishte prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Ai deklaroi se dy janë formulat për goditjen e krimit dhe korrupsionit; ndjekja e parasë dhe ndalimi i kontakteve të të burgosurve me jashtë, që Shqipëria e ka huazuar pikërisht nga Italia.

De Raho theksoi se krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e drogës, ndërsa kërkoi veprim të institucioneve shqiptare për të parandaluar këto organizata kriminale që fitimet t’ i riinvestojnë sërish në trafik.

Sipas tij fitimet e organizatave kriminale nuk janë investuar në Itali, por në Shqipëri në forma dhe mënyra të ndryshme. Depërtimi në politikën lokale apo qendrore i këtyre organizatave kriminale ishte një tjetër paralajmërim i zyrtarit të lartë italian për drejtësinë shqiptare.

Kjo konferencë shënon objektivin për të mos u ndaluar për të shkuar më tej reforma në drejtësi që të bëhet Shqipëria sikur urohet nga institucionet evropiane, e lirë nga kushtëzimet që vendos krimi dhe korrupsioni. Për ndërtimin e një sistemi efikas kundër krimit dhe korrupsionit. Këtë na e thotë përvoja italiane. Kam pasur mundësi ta eksperimentoj në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit. Jam dakord me Sorecën kur tha se ‘formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë, por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve. Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë.

Janë krijuar skuadra të shumta të përbashkëta hetimore që bashkëpunojnë në dy brigjet e Adriatikut. Trafiku i lëndëve narkotike është po aq i njohur, janë fitime të mëdha dhe një pjesë e të cilave riinvestohen për blerjen e sasive të tjera të drogës, apo riciklimin e parave që vijnë nga produktet e veprave kriminale. Vetëm në raste shumë të rralla fitimet janë fshehur apo riinvestuar në Itali, pasi ka një mundësi të lartë, që pastrimi i parave të ndodhi përmes organizatave kriminale. Ky fenomen ndodh në Shqipëri. Riinvestimi i paligjshëm dhe korrupsioni është rrezik shumë serioz. Mendojmë sa korrupsion mund të ketë nga subjektet kriminale që kanë pasuri të mëdha. Në çdo vend të botës ka jo vetëm një lidhje mes korrupsionit dhe rëndësisë ekonomike që ka marrë trafiku i drogës, por edhe një marrëdhënie e drejtpërdrejt e konsolidimit të organizatave të mëdha dhe depërtimi në politikën vendore apo qendrore.

Është rritur edhe trafiku i armëve. Çdo veprim në luftën kundër krimit, do të falimentojë nëse nuk merret parasysh mekanizimi financiar që u bën të mundur trafikantëve që të jetë më fitimprurës në botë. Të sulmohet sistemi, subjektet që i bëjnë të mundur kësaj sasie që të futen në ekonominë e ligjshme. Ligji shqiptar parashikon edhe instrumentet e hetimeve apo konfiskimeve të pasurisë së paligjshme. Reflektimet që do të bëhen sot do të sjellin edhe pikënisje për të thelluar edhe më shumë një veprimtarisë të ligjshme për të kthyer besimin në shtet.  Në Shqipëri kohët e fundit është miratuar ligji specifik për ndalimin e kontakteve për të burgosurit, që është neni ’41-bis’ në Itali. Është shumë i rëndësishëm, pasi sjell kufizimin e mundësive për të komunikuar me mjedisin e jashtëm nga pjesëtarët e organizatave kriminale, për të mos drejtuar aktivitetin edhe nga burgu. Ky ligj ndalon kapot e mafies që të vepronin që nga burgu. Do të shikojmë nëse regjimi i burgjeve do të jetë në gjendje që ta pengojë”, tha ai.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili vlerësoi operacionet e fundit për goditjen e krimit dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme, ndërsa kërkoi që të vijohet me këtë ritëm, pasi këtu do të bazohet edhe vendimi për hapjen e negociatave ne qershor. “Është fillimi dhe ne presim vendime përfundimtare të konfiskimit të pasurive të paligjshme, është sinjal që vendi po bën në luftën kundër krimit. Vendimi në qershor do të merret edhe në bazë të rezultateve në luftën kundër krimit. Në muaj e fundit ka pasur rezultate. Ka pasur operacione të rëndësishme të policisë, tani duhet të vijohet edhe këto veprime të konsolidohen me vendime të rëndësishme. Pra, një drejtim i qartë i veprimit të qeverisë. BE e mbështet këtë aksion”  deklaroi ai.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *