Prokurori Besim Hajdarmataj ka thënë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se nuk duan arrestimin e Saimir Tahirit.
Hajdarmataj: S’kemi këtu për një mandat arresti ndaj Tahirit, pasi mendoj se arresti ndaj një deputeti, atë e jep gjykata. Kërkojmë vetëm heqjen e imunitetit që në çdo moment deputeti mund të jetë i ekspozuar ndaj një masë duke ju drejtuar krimeve të rënda. Kjo është ajo që kisha.
Usli Manja: I kërkohet këtij Këshilli për arrestin e deputeti Tahiri apo heqja e imunitetit, se duhet të sqarojmë këtë pjesë.
Nëse kërkon heqjen e imunitetit për hetim është vendimmarrje tjetër, nëse kërkoni arrestimin janë dy kërkesa. Për cilën do vendosim, na e qartësoni.
Hajdarmataj: Je korrekt, ne kërkojmë arrestin e Saimir Tahirit dhe kryerjen e kontrolleve të masës që ia ka në dispozicion. Kemi ardhur me një kërkesë për autorizim për heqjen e lirisë së deputetit dhe kryerjen e kontrolleve të banesës. E thashë që të mos ngatërrojmë këshillin me gjykatën, se s’kemi ardhur për mandatin e arrestit, por na hapi rrugë të veprojmë duke respektuar procedurat ligjore që i takojnë prokurorisë dhe gjykatës.

Nje dit Premte nje dite zemoni thirra prukorin Besim
Nuk mora fare vesht akuzen se ai kish tru sa kari im!
Dakord me ty Qinam Qirjo Qinami.
Prokurore=dru me pre.