Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot në postin e prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallën.
Llalla mban aktualisht postin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të pasurive.
Llalla pason në këtë mënyrë Ina Ramën, e cila ishte në krye të institucionit më të lartë të akuzës për 5 vjet.
Në një relacion shoqërues të dekretit, Nishani e motivon zgjedhjen e Llallës në këtë post me konsensusin e gjetur për zgjedhjen e tij në krye të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, në vitin 2008.
Ja një CV e shkurtër e zotit Llalla, e marrë nga faqja zyrtare e Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive
Zoti Adriatik Llalla është zgjedhur Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive më 09.10.2008 nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dekret datë 14.07.2008. Zoti Llalla ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, Titulli Jurist. Në muajin Janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje. Më pas u emërua Prokuror në këtë Prokurori detyrë në të cilën punoi nga viti 1999‐2002. Nga viti 2002‐2003 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2003 është emëruar Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier detyrë në të cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005‐2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe nga viti 2007‐2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Më datë 4 Maj të vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug‐Lindore dhe disa vende të tjera të Europës. Në vitin 2011 ka përfunduar Masterin për “Të Drejtë Penale”, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Zoti Llalla ka njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
Pa asnji medyshje ushtare i sherbimit te detyrueshem prane Saliut.
Rrofte Nishani me nishanlit qe poe mbajne penge Shqiperin,s’pyesin fare nderkombetaret
prine Saliu vulose Nishani.
Ky ishte turpi i radhes nga Presidenti i Berishes.
Edhe 5 apo 7 vjet te tjera prokurori inaktive. llalla esht nje rob kot, as mish as peshk, i perdorur nga te dyja krahet. Skandali i tij me i madh esht qe justifikoi me nje deklarat pacavure mashtrimet e Bashes me pasurine, pas fakteve qe dolen ne fushaten e zgjedhjeve te vjedhura te 8 majit. Nga socialistet ka mbeshtetje Xhafen, qe e ka vene aty ku eshte dhe qe nuk e ka problem te bej pazare ne kurriz te Edi Rames. Perderisa ka bere me Bashen ate qe ka bere, do ta beje prape si tja kerkojne shefat politike. Nejse, varja, ky stan kete bulmet ka