Prokurori që hetoi 613 kg kokainë, kalon me sukses vettingun

Bora Basholli

Një tjetër prokuror kalon me sukses vettingun.

Edvin Kondili, prokurori i Krimeve të Rënda, njëkohësisht kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, një institucion i ri në kuadër të reformës në drejtësi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë këtë të premte vendimin për Kondilin bazuar në tre kriteret e rivlerësimit.

Prokurori që hetoi trafikun e 613 kilogramë kokainë që u kapën në një kontenier me banane në portin e Durrësit, nuk kishte probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës apo aftësitë profesionale.
Gjatë procesit të rivlerësimit të një dite më parë Kondili rezultoi me të 3 komponentët në rregull.

Ndërkohë në orën 14:30 pritet të jepet vendimi për kandidatin tjetër për në SPAK, prokurorin pranë krimeve të rënda Eneid Nakuci.

Në sitën e Vettingut gjatë muajit qershor dhe korrik do të kalojnë të gjithë prokurorët që kanë aplikuar për SPAK.
b.b/dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *