Ramadan Troci, prokuror ne Prokurorinë e Përgjithshme rezulton me probleme me justifikimin e pasurisë.
Ai doli këtë të premte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar procesit të Vettingut. Sipas trupës prokurori, i cili është kandidat edhe për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk justifikon pasurinë.
Konkretisht bëhet fjalë për paratë që janë përdorur për blerjen e një apartamenti në Paskuqan. Edhe mobilimi i apartamentit u konsiderua fiktiv.
Komisioni ka ngritur dyshime edhe për apartamentin ku Troci jeton me qira pranë Pazarit të Ri pasi vlera që paguan prokurori është mjaft e ulet krahasuar me tregun.
Troci rezulton se ka fshehur edhe përdorimin e një automjeti të blerë për 13 mijë euro dhe më pas ia ka shitur kunatit me gjysmën e çmimit. Ai nuk ka deklaruar edhe një ndërtim të kryer në një truall në zonën e Paskuqanit. Edhe i vëllai i prokurorit ka probleme me justifikimin e pasurisë.
Për punën Trocit ka pasur 10 denoncime. Janë hetuar 8 dosje për aksidentet në minierat e Bulqizës për të cilat ai ka vendosur të mos fillojë hetimet ose t’i pushojë ato. Por sipas komisionit, hetimi i rasteve me humbje jete ka qenë i paplotë dhe prokurori ka arritur në përfundime të nxituara dhe të pa mbështetura në prova.
I vetmi kriter ku Troci nuk kishte probleme ishte ai i pastërtisë së figurës. Prokurori i ka mohuar te gjitha gjetjet duke sqaruar se ka kryer detyrën dhe në shumë raste është kërcënuar.
o.j/dita

Nese do te lihet ne detyre ky qelbesire qe ka marre miliona nga sipermarresit e minieres se kromit te Bulqizes me qellim pushim e ceshtjesve ne ngarkim te tyre atehere e kemi kot vettingun.
Jo vetem qe ka bere hetime te ceketa dhe te njeaneshme por per te dyllosur ceshtjet duke bere fajtore viktimat per kushtet e veshtira te punes ku ata punonin. Mund te jene me dhjetera ceshtjet te cilat ky plehre i ka mbyllur duke akuzuar viktimat punetore ne miniere te Bulqizes.
Eshte prokurori me qelbesire e i korruptuar qe ka sistemi i drejtesise.
Po te marresh bytheqira e brekegrisur nga Paskuqani per t’i bere Prokurore, probleme me pasurine do te kene.
Cfare kujtoni, se u ka mjaftuar borderoja, shtetin ata e shohin si lope per t’a mjele me poziten e punes qe kane dhe ne kerkojme ndershmeri nga hadutet e bashkepunetoret e krimineleve..
Ka probleme me pasurine, pra ka vjedhur eshte HAJDUT, arrestojeni dhe denojeni, te behen shembuj keta mafioze dhe pasurite t’u sekuestrohen.
Kjo quhet DEMOKA-Qi.
Shikoni tokat e tij ne himare,palermo