Prokurori: Rrëfej takimet sekrete me Berishën për vrasjen e Azemit

Bledar Lumani

Ish-prokurori i rrethit të Gramshit, zoti Violent Çoniku, tashmë avokat në Tiranë, ka hetuar dosjen e vrasësve të deputetit demokrat Azem Hajdari. Gjatë një bisede me të, zhvilluar në zyrën time më 23 maj 2008, ish-prokurori Çoniku, më ka rrëfyer trajtimin e kwsaj dosjeje krimi. Tani, 16 vjet pas ngjarjes, kjo vrasje ka ridalë sërish në skenë nëpërmjet gazetës “DITA”, pas një interviste të gazetares Mira Kazhani, zhvilluar me Jaho Salihi-Mulosmanin, të dënuarin e përjetshëm me akuzën si vrasës i Azem Hajdarit. Deklarimet e Salihit, kanë aktivizuar dëshmitë dhe pozicionet e shumë gazetarëve investigues vendas e të huaj, madje edhe reagimin e zonjës Fatmira Hajdari, bashkëshortes së Azemit. Në bisedën e zhvilluar me gazetarin Halili, ish-prokurori Çoniku, flet për “odisenë” e mos hetimit të plotë të dosjes “Hajdari”

 

– Zoti Çoniku, kur e keni patur kontaktin e parë me dosjen “Hajdari”?

Në tetor të vitit 2002, jam ngarkuar me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, për t’u paraqitur dhe për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar “Klosi”, i cili kishte në trajtim dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Në këtë komision parlamentar jam përgjigjur për çdo pyetje, të drejtuar prej ish-anëtarëve si Bashkim Fino, Mustafa Muçi, Gazmir Bizhga, Spartak Ngjela, Fatos Beja, Edi Paloka etj, të cilët kanë kërkuar informacion nga ana ime, mbi një çështje, që unë kisha hetuar si prokuror në Gramsh, në lidhje me dy të arrestuarit Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, të cilët ishin arrestuar në 17 korrik 1998, “për trafik armësh”.

Këto emra, më pas rezultoi se kishin lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Për këtë edhe u thirra në komisionin hetimor parlamentar. U jam përgjigjur gjithë pyetjeve, në përputhje me dosjen hetimore që kisha përgatitur për ta, në lidhje me arrestimin e tyre, për trafikun e armëve.

 

– Në ç’drejtim orientoheshin pyetjet që ju bënë deputetët e komisionit hetimor?

Pyetjet nisën për dy të arrestuarit Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, rreth dosjes hetimore me nr.106, korrik 1998, persona të cilët akuzoheshin “për trafik armësh” dhe më pas, sipas ngjarjeve e akuzave, akuzoheshin për vrasjen e Azem Hajdarit. Konktretisht, deputeti Spartak Ngjela, më ka paraqitur në komision një dokument, të cilin e kishte tërhequr me autorizim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Thoedhori Sollaku, dokument që përmbante një informacion të dërguar nga SHISH, firmosur nga ish drejtuesi i Fatos Klosi, në të cilin përcaktohej, se (unë) prokurori i Gramshit Violent Çaniku, kisha arrestuar dy shtetas dhe konkretisht zotërinjtë Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, pasi sipas atij dokumenti, “gjoja mua, më kishte telefonuar Azem Hajdari, për t’i arrestuar”.

Ky dokument, besoj se gjendet në Prokurorinë e Përgjithshme, në arkivën e SHISH dhe në Komisionin Parlamentar, dokument të cilin ma kishte përmendur shoqërisht edhe ish-Prokurori i çështjes “Hajdari”, zoti Haxhi Giu, por që na atë kohë, nuk i kushtova rëndësi. Kur u ballafaqova në Komisionin Parlamentar, këtë dokument ma paraqiti deputeti Spartak Ngjela.

Zoti Ngjela, më pyeti me këmbëngulje: – A është e vërtetë kjo që thotë SHISH, në këtë informacion? – A qëndron fakti, që Azemi të ka dhënë porosi për të arrestuar Haxhiajn dhe Haklajn? Përgjigja ime ishte kjo: – Ai informacion është një trillim i SHISH dhe Azem Hajdari, nuk më ka zënë në gojë emrat e tyre asnjëherë.

Më pyetën dhe anëtarët e tjerë, të cilët interesoheshin për arrestimin e tyre dhe nëse kishte ndonjë ndërhyrje, për t’i liruar nga burgu. Madje, Bashkim Fino më tha, se “kishte përgatitur 100 pyetje, por që nuk m’i bëri, mbasi më tha se “i kuptova gjërat”. Por zoti Fino, më bëri një pyetje për Fatos Klosin, duke u interesuar “nëse gjendej zoti Klosi, apo jo në Gramsh dhe a kishte ndërhyrë tek mua si prokuror, për t’i liruar”. Unë ju përgjigja: “Fatos Klosi ka qënë në Gramsh në datën 24 gusht 1998, kur dy personat ishin në burg, por nuk më ka kërkuar lirimin e tyre. Po në atë datë dhe në atë orë, ka qënë në Gramsh edhe ish-ministri i Drejtësisë, Thimjo Kondi”.

 

– A keni patur kontakt atë ditë, me zotin Thimjo Kondi?

Nuk kam patur asnjë kontakt, madje as përshëndetje me të. Ai shkoi në Gjykatën e Rrethit Gramsh, që ishte një kat poshtë prokurorisë. Unë nuk e di se çfarë bisedoi, por di faktin që procesi gjyqësor i Haxhiajt dhe Haklajt, ishte caktuar nga gjyqtarja e çështjes Brundilda Çarçiu, të zhvillohej në datën 20 tetor 1998. Pas ardhjes dhe ikjes së Thimjo Kondit në gjykatën e Gramshit, data e gjyqit ndaj tyre u afrua dhe u caktua në datën 4 shtator 1998, seancë në të cilën, si Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, befasisht dhe në mënyrë të papritur u liruan.

 

– Sipas jush, cili ishte motivi i lirimit të tyre?

Nuk u dha asnjë shpjegim në seancë gjyqësore, por lirimi i tyre u motivua me faktin, që armët ishin në qarkullim të lirë për gjithë shqiptarët pas hapjes së depove në vitin 1997 dhe kështu, sipas vendimit të gjykatës Gramsh, ata u dënuan vetëm me kohën e paraburgimit. Madje u bënë edhe “kujtesa”, që “të mos merret më askush me këtë çështje”.

 

– Po ju, a keni patur ndërhyrje për lirimin e tyre?

Këtë pyetje, ma ka bërë komisioni Hetimor Parlamentar dhe unë dëshmova, se kisha një ndërhyrje, veçse jo nga SHISH por nga Izet Haxhia, vëllai i Isamedin Haxhiajt, bodigardi i Sali Berishës, i cili dihet që në ato kohë fliste në emër të “doktorit”, por që kjo ndërhyrje nuk më nxiti të ndikoja në lirimin e tyre. Madje pas refuzimit tim të prerë, Izet Haxhia nuk e vazhdoi më kërkesën. Ata janë liruar, siç e thashë më sipër, pas ardhjes në gjykatë të ish-Ministrit të Drejtësisë Thimjo Kondi.

 

– A e ka patur dosjen e tyre, Komisioni Hetimor Parlamentar?

Ajo dosje është përgatitur nga mua dhe më pas kur jam interesuar, më kanë thënë: “Nuk egziston më në prokurori”, mbasi sipas informacioneve, “këtë dosje e kishte marrë SHISH”.

 

– Ç’ lidhje ka lirimi i tyre, me vrasjen e Azem Hajdarit?

Ata u liruan në datën 4 shtator 1998. Sipas dokumentit të SHISH, që m’u paraqit në Komisionin Hetimor Parlamentar, thuhej që “këta i kishte arrestuar “një porosi e Azem Hajdarit, porosi që më ishte dhënë mua prej Azemit”.

Ky dokument, u ishte bërë i ditur dhe dy të arrestuarve Haxhiaj e Haklaj, të cilët e kishin në dorë, madje siç më kanë deklaruar gjatë hetimeve “kjo ishte lojë, për t’i nxitur për të krijuar konflikt me Azem Hajdarin e për t’u hakmarrë ndaj tij”.

Pas lirimit të tyre në datën 4 shtator 1998, ndodhi vrasja në datën 12 shtator 1998, vrasje për të cilën u arrestua Isamedin Haxhiaj dhe miku i tij Fatmir Meta, si dhe u akuzua Halil Haklaj, i cili afro 1 vit më pas, në datën 4 gusht 1999 u vra, përpara se të bëheshin arrestimet për vrasjen e Azemit.

 

– Me çfarë vendimi, doli Komisioni Parlamentar pas pyetjes tuaj?

Komisioni Hetimor Parlamentar, duhej të kërkonte hapjen e dosjes, për arsye se aty u paraqitën fakte dhe rrethana të reja të ngjarjes, që hedhin dritë mbi organizatorët e vërtetë të vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Nga hetimet e bëra, kam rezultuar se grupi i vrasësve të Azem Hajdarit përbëhej nga 17 persona, nga të cilët 6 janë vrarë. Nëse dosja hetohet nga e para, dalin të gjithë emrat e vërtetë të kësaj vrasjeje. Kam kërkuar, që në Komisionin Parlamentar të thirret ish-ministri Thimjo Kondi, i akuzuar si liruesi i tyre real dhe si ndërhyrës për të shpejtuar datën e gjyqit në Gramsh e për t’i liruar ata, por gjithë anëtarët e Komisionit të të dy krahëve politikë heshtën dhe e mbyllën procesin e pyetjes time, për dosjen “Hajdari” pa asnjë vendim.

– Përveç Komisionit Parlamentar, cilët kanë dijeni rreth informacioneve tuaja “sekrete”, në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit?

Vetëm Sali Berisha! Madje Berisha, ka prova që nuk janë prezantuar as në dosje, as në gjykim, as në hetim nga prokuroria dhe as janë lejuar të trajtohen prej meje në Komisionin Hetimor Parlamentar. Për dëshminë që dhashë në Komisionin Hetimor Parlamentar, kam vënë në dijeni vetëm zotin Sali Berisha, i cili, për hir të së vërtetës, e ka marrë dëshminë time me shkrim, para  se të vija në komision, ose më saktë, qysh në muajin gusht 1999. Ai i ka të gjitha letrat e dosjes dhe dëshminë time.

Një javë përpara paraqitjes në Komisionin Hetimor Parlamentar, kam shkuar përsëri tek Sali Berisha kur isha me detyrë prokuror në Pukë, duke më njoftuar nëpërmjet sekretarit të PD Pukë, i cili më erdhi në shtëpi e më tha: “Me porosi të doktor Berishës, më ka njoftuar Edi Paloka, që të paraqitesh urgjent në Tiranë”. Ashtu veprova. Kur shkova në zyrë tek Sali Berisha, ai më tha: “Këto ditë, do të jesh i thirrur në Komisionin Hetimor Parlamentar për dosjen “Hajdari”. Thuaj ato që më ke thënë mua dhe deklaro që Fatos Klosi dhe Thimjo Kondi kanë qenë në Gramsh dhe pas ikjes së tyre,  janë liruar Isamedin Haxhiaj e Halil Haklaj. Ke mbështetjen time”.

 

– Si vijoji më tej dhe si u mbyll, biseda me Sali Berishën?

Është një bisedë, që do ta bëjë publike më vonë… Mund të them, se unë kam bërë disa takime me Sali Berishën për “dosjen” e Azem Hajdarit dhe ecurinë e saj në hetime. Berisha më thërriste duke shfrytëzuar faktin, që unë isha isha mik i afërt i Azem Hajdarit.

Ka edhe shumë fakte të tjera, të cilat ia kam dhënë nga hetimet dhe bisedat konfidenciale, që kam bërë me Haxhiajn dhe Hakljan. Sali Berisha i di të gjitha, ia kam lënë me shkrim, me detaje. Më porosiste: “Mos i trego askujt as në familje, që ke biseduar me mua. Mos i jep askujt asgjë nga këto që më ke dhënë mua”. Disa kohë pasi i kisha dorëzuar provat në një takim tjetër me të, unë i kërkova Berishës të hapej hetimi për këtë dosje. Ai më tha: “Patjetër që do ta hapet. Kur të vijmë në pushtet do ta hapim”.

 

– A mendoni se provat që ka Berisha, zbardhin çështjen “Hajdari”?

Siç e thashë, Sali Berishës i kam dhënë shumë fakte dhe emra që nuk i kam thënë as në Komisionin Hetimor Parlamentar, sepse komisioni e ndërpreu pyetjen time. Berisha është i vetmi person, që i di të gjitha detajet, emrat dhe faktet që nuk janë futur as në dosjen gjyqësore. Sali Berishës i kam dhënë prova të plota me emra e pseudonime personash dhe vendesh, kode komunikimi sekrete mes atyre që organizuan dhe realizuan vrasjen e Azem Hajdarit. Por ai ka vite që i ka bllokuar e nuk i nxjerr këto prova. Sikur Berisha, të çoj në prokurori vetëm disa prej atyre provave, dosja “Hajdari” e detyron drejtësinë ta rihap këtë dosje urgjent dhe ajo zbardhet lehtësisht e shumë shpejt.

 

– Në gjykimin tuaj, rezulton se mund të rihapet dosja “Hajdari”?

Dosja “Hajdari”, rihapet vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithëshme, me bazë ligjore: “Rishikim i çështjes, kur dalin prova të reja”. Të tilla “prova të reja” ka me shumicë Sali Berisha nga ato që i kam dhënë unë, por që mendoj se qëllimisht, nuk figurojnë të jenë “qepur” e trajtuar në dosjen përkatëse. Madje, as Sali Berisha nuk i ka paraqitur në organin e akuzës, siç  më deklaroi.

Nëse dosja rihapet, Berisha le t’i çoj këto prova sic ka deklaruar, ose t’ia kërkoj prokuroria, sipas ligjit mbi procedurën e denoncim-dëshmive, të personit që ka dijeni, që është shprehur publikisht me akuza konkrete dhe që disponon “prova të reja”. Ai i ka këto prova.

Është një dosje speciale me “Nr. 106”, që mbanë brenda gjithë të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit, por që vazhdon të mbahet e bllokuar. Sali Berisha, si mik i Azem Hajdarit, i betuar mbi trupin e tij “për drejtësi”, duhet të jetë i pari që duhet të kërkoj këtë rihapje dosjeje.

 

– Ç’është kjo dosje me “Nr. 106”, që mbahet e bllokuar dhe ku gjendet?

Ju bëjë me dije, se “Dosja Nr.106”, ka gjithë deklarimet reale gjatë pyetjes së Haxhiajt dhe Haklajt, me detaje e prova paraprake, të cilat nëse trajtohen me korrektesë dhe vlerësim të plotë gjykimi, mendoj se të çojnë lehtësisht në vrasjen e vërtetë të Azem Hajdarit. Unë kërkova nga Komisioni Hetimor Parlamentar, që procesi i pyetjes time për vrasjen e Azem Hajdarit, të niste nga hapja e dosjes hetimore “Nr. 106”, por anëtarët e komisionit refuzuan.

Share This Article
38 Comments
  • FATMIRA HAJDAR DO ME PER BELULIN MOJ IDJOTE QE JE GEZUAR TE MRAVE MATERJALE QE TE KA DHEN SALU DHE CEREMONIT QE TE BENTE SALIU

    • Lady Rudina! Je e re ,por duhet ta dish :Jeta dhe Politika tek ne eshte ndertuar me hipokrizi.Dihet nga te gjithe kush e vuri Saliun kryetar PD,dihen bemat e tij , analizoi.Asnjehere Saliu se ka respektuar Azemin.Ishte kurthi i tij ,qe u vra Azemi.
      Eshte fallco cdo nder i tij dhe i veglave te tij.Nuk jam dakort me fjalet e nenes tende:
      “Asnjehere se kam diskutuar me Saliun hapjen e dosjes Hajdari!” For what?S’ka virtut me te vlefshem se “e verteta”,”e drejta”.
      Te pershendes nga U.S.A. dhe te uroj sukses ne rrugen tende te veshtire,duke patur besim tek ti.

  • opa e hengri dhe ky qe foli serbia eshte gati gjalle dhe me veshe ngriture e degjoi dhe e zbatone malzezi te shofime si do vdes ky pse fole o trime i pabese qe shkaktove me kaq dhimje kaq shume te vrare se ai arestimi qe bere ti ishte sebepi qe se tregone njeri

  • Fshehje provash pas kryerjes se krimit ? Meqenëse ke qene i afert i hajdarit me ty e ka krijuar berisha alibinë se “nuk po fsheh gje pasi eshte i afermi avokat”? Ty avokat pastaj,ta kane mbushur xhepin plot dhe ke heshtur. Por dije,saliu nuk te ka dhene parate e veta por ato te hajdarit ,siguruar nga trafiqet? Tung,dita-s jo avokatit!

  • Cdo te thote kjo?.Ka fakte Sali Berisha,qe prokurori nuk ka guxuar t`i hetoje! Nuk ka guxuar as ta therrase si deshmitar.Kthehemi perseri 40 vjet me pare,kur ky person i privilegjuar me 1975 i tundete ne fytyre te pandehurit Hysen Shoshori si prove materiale,trakte,qe ai i kish shperndare 14 vjet me pare dhe Sali Berisha atekohe ishte 17 vjec.Ku i gjeti Sali Berisha keto trakte?Kete nuk do te guxonte ta bente as ministri i brendshem Kadri Hasbiu,sepse do ti thonin ;-Ku ke qene ti per 14 vjet,ky paska shire leme nen hunden e sigurimit?
    Une mendoj se hetimi i ketij njeriu duhet te filloje qe nga ky vit,pra,qe nga viti 1961 dhe do te zbulohen shume enigma jo vetem te diktatures se tij antikombetare,por edhe te diktatures se proletariatit dhe rolin e ketij perbindeshi ne kupolen mafioze te sherbimeve te huaja ne Shqiperi.

  • Berisha e vrau i veshi vetem pallton pa kemish Azemit…..dhe i dha tamam pamjen origjinale si diversant. Te jetosh gjitha ato vite me shurren e Enverit neper duar detyrimisht e mesoi luften brenda llojit.

    • Kjo nuk ashte pergjigje per “Korabin ,France” por per çapaçulat gazetaruce te gazetes “Tema”.Mos doni qe t’ju paguajme per te nxjerre komentet tona ?Nuk e meritoni as t’ju lexojme ne te ardhmen.

  • kete prokuror nuk e kam takuar ndonjehere per here te pare tani po i degjoj emrin..perpara sete nisej per gramesh per te marre armet automatike model kalashnikov me qyte metalike jo per tregti apo kontrabande se kontabanda e armeve nuk bahet me 15 arme te cilat sipas halil haklajt ja kishte gjetur nje i aferm i tij…dhander i mulosmanajve..qe punonte ne policine e gramshit…halil haklaj mu lut qe ta shoqeroja ne ate udhtim per ne gramsh..une i thashe qe jam 24 nen vezhgim te shikut dhe mund te jete problematike per juve por po i them vellait tim isamedinit qe te vije me juve..te nesermen kam marre vesh nga lajmet ne televizjon qe jane arrestuar isamedini me halilin me nje sasi armesh ne gramsh ne nje kohe kur armet ne ate kohe shiteshin ne çdo cep te vendit ne menyre te hapur sikur te ishe ne nje treg perimesh..jam nisur menjehere ne gramsh ku me kane thane se i kane transferuar ne burgun e elbasanit.kur kam shkuar dhe pyetur ne burgun e elbasanit me ka çuditur fakti qe vellain tim isamedinin e kishin regjistruar me emrin tim..siç duket plani ishte qe te arretohesha une me halilin ,,dhe mos shkurja ime prishi planin.i kam takuar disa here te dy ne burg sepse halilit nuk i vinte njeri ne takim..me kane thane qe te interesohem per daten e gjygjit..kam shkuar ne gramsh dhe kam takuar kryetaren e gjykates nje grua qe nuk me kujtohet emri.me ka thane qe gjygjin do ta bejme ne tetor pasi do te shkonte ne nje kurs kualifikimi ne itali..ia kam komunikuar kete vellait tim ismetit qe punonte ne komisarjatin e b.currit.pas kesj fatmir haklaj i zemruar me kete ka marre peng te plofuqishmin e qeverise ne tropoje Taulant Balla dhe i ka kerkuar nepermjet tij eprprve te tij ne tirane qe te behej urgjentisht gjygji i te dyve..pas kesaj FATOS KLOSİ dheTHİMJO KONDİ kane shkuar ne gramsh dhe pastaj ne durres ku ndodhej me pushime kryetarja e gjykates se gramshit dhe ikane kerkuar asaj qe gjygji te bahej sa ma pare.dhe gjygji eshte caktuar me date 4shtator ku vellai im isamedini shpallet i pafajshem dhe lirohet bashke me halin i cili mori persiper qe armet ishn te vetat..pas lirimit te tyre jemi kthyer ne tirane..rruges kemi ndaluar ne elbasan per te pire kafe..ne kafen qe ndodheshim ka arrdhe nje person qe nuk e njifja por qe halili e njifte dhe me vone e mora vesh qe ishte shefi i shikut te elbasanit XHAVİT SHALA..kam degjuar ti thote halilit se keni te falat e shefit dhe me la per detyre qe tu shoqeroje deri ne tirane..vazhdon……………izet haxhiaj..turqi

    • Mese e besueshme.
      Ka ardhur ora e mbrothesise se shqiptareve,,,,pra, ora e te vertetave qe do ta shpetojne Atdheun tone nga kthetrat e brekedhjerit te historise dhe dirigjenteve te tij antishqiptare.

      • PER KOMENTIN E IZET HAXHISE KETU ME SIPER…

        Izet, nje korrigjim tek emrat prape…
        (si duket paske probleme lapsusesh me emrat e njerezve njesoj si me Linda Ciun)

        Pra, i plotfuqishmi ne Tropoje asokohet quhej Taulant Dedja, jo Taulant Balla.

        Taulant Balla eshte ky politikani i sotem, Dedja nuk di ku ndodhet por ka kohe qe nuk behet publik ne politike

    • Perdorni edhe ndonje presje ose shkronje te madhe kur fillon fjalia. Nuk besoj se do ja ul vleren shkrimit. 🙂

  • Ky rrefim i zotit Coniku,per te cilin eshte ende heret te them se mund t’i besoj,perkon me qeverisjen e te majteve.
    Prej ketej rrjedh nje pikepyetje e forte dhe nje trishtimi i thelle, per mua,
    per papergjegjshmerine e shtetit te nano-kurvave.Ata e paskan lene tere procesin e hetimit ne dore te mortjemadhit brekedhjere.

  • Ky violent coniku nje prokuror me kurs plepash ditka gjith keto gjera pse nuk i denoncoj dhe te vinte para pergjegjesis sali berishen dhe te kapeshin vrasesit.Po ky eshte nje idiot delirant qe smerr vesh nga drejtesia po bene kete mos e rregullon me socialistet per vend pune.Ky ka koh qe i sherben te majtes me percarjen qe i beri pd kur ish kryetar.Ky njeri te kerkoj te hapet ceshtja meqenese ka fakte te reja po jo te genjej neper gazeta.O zoteri mos u merr me llafe po bej denoncim ,po ske cfar bene se ti je mashtrues po tregon fytyren tende cili je.

  • NUK E DI SA I BESUSHEM JE . KA NJE LIGJ QE E DETYRON CDO QYTETAR TE TREGOJ PARA ORGANEVE TE DREJTESIS { dhe jo para berishes} CFAR DI PER NJE VEPER PENALE NE TE KUNDERT DENOHESH ME BURG PER MOS KALLZIM DHE FSHEHJE TE VERTETES . TI JE JURIST DHE I DI LIGJET KETO DUHET TI BEJE SHPEJT TANI JE I VONUAR {me mire vone se kurre]

    • Jo vetem ligji e detyron per te treguar para organeve te drejtesise çfare di per nje veper Penale por e ndalon dhe e DENON me honger MUT para te tjereve qe s’u takon dhe jo mo me ja dhon me vullnet te plote te dhenat e hetimit jo kryeterit te opozites por as Kryeministrit apo babes tat qi ta ka qi nonen.
      Se ka te till plehra pa nuk kemi DREJTESI.

  • Sali Ram Berisha nga fshati Berish rrethi Pukes,i largusr nga fshati se gjyshi i tij vrau prifti,per arsye se prifti e kapi duke vjedhur ne pronen e kishes.Ky eshte Sali Rama qe sot ka rene familjarish me koke poshte.

  • Sali Ram Berisha nga fshati Berish rrethi Pukes,i larguar nga fshati se gjyshi i tij vrau prifti,per arsye se prifti e kapi duke vjedhur ne pronen e kishes.Ky eshte Sali Rama qe sot ka rene familjarish me koke poshte.Bprandaj dhe femijet i kane ngjar gjyshit nuk ngopen duke vjedhur horrat.

    • Nje saktesim, mbasi i perzene si familje e pabese nga nje fshat i Gjakoves, ju hoq edhe e drejta e mbiemrit, keshtu kur rane ne fshatin Berishe te Pukes, familja e mbetur pa mbiemer, mori si mbiemer, emrin e fshatit ku u strehuan Berisha.
      Dhe ngjarjet rrodhen si i ke rreshtuar.

  • Ky penerson duhet te merret i pandehur per mos denoncim krimi , kur ky i ditka vrasesit pse nuk i denocoj ne prokurori dhe ata te ishin arrestuar ,dhe ishin gjetur vrasesit e vertete meqenese ky i dika por ja paska thene saliut.Saliu nuk eshte prokuror qe ky i tregoga atij dhe cdo gje u mbylka ketu . Jo zoteri shko bej sa me shpejt denoncim ose ne te kundert ti duhet te perfundosh ne burg.. U lodhem me genjeshtra e mashtrime ka ardhur koha e drejtesis.Po ti je nje alabak kush te njeh e di mire cili je.I bej thirrje prokuroris te marrin ugjentesisht te pandehur

  • Po ceshte ky prokuror qe para se te raportoje ne komisionin parlamentar , shkon dhe i raporton Berishes? Berisha ne ate kohe nuk kishte asnje funksion shteteror , por edhe sikur te kishte , nuk i lejohet.Ky duhet futur ne burg, po kush do fus?

  • Berisha si atehere ne opozite, po ashtu dhe sot. Vete prokurori takohet dhe rrefehet tek Berisha. ne vend qe ta therrase ne Prokurori. Qe ketu ky prokuror eshte jashte loje dhe duhet denuar ky i pari. Keshtu bejne sot edhe keta te tjeret: Nishani (megjithese ne kete rast vete vete Berisha tek Nishani nga dera e pasme, gjasme per ta ruajtur nga komentet), vete ky i Shik -ut te sotem, prokurori Llalla, ata te KLD-se, Zagarnjori ndoshta, etj…Ramen nuk e kuptoj, pse e vonon heqjen e tyre !? Di kush pse?

  • Eshte per te vene duart kokes? Thote “kam raportuar me shkrim Sali QENIT”, ne çfare raportesh institucionale? Ky si Prokuror ka shkelur te gjitha ligjet e marredheniet e punes.Thote “dosja eshte marre nga SHIK-u”. Ku jemi ketu? Ne shqiperi me siguri, gjera te tilla ndodhin ne zemer te Europes. Turp! Turp! Turp! per Albanistanin

  • E KUJT I HYN NE PUNE TANI SE ME KE TAKOHESH ? KY PROKUROR .. PO PER GJITH ATA BIJ NENASH QE UVRANE NE ATO VITE ,DHE QE PO VRITEN DHE SOT E GJITH DITEN KUSH PO JA U QAN HADHIN? DHE NE PO QAJME HADHIN E AZEM HAJDARIT THUA SE ISHTE NDONJE ENJGJEDH.PRANDAJ O NJREZ TE MIRE SHIKONI TE NXIRNI KOROMANEN SE POLITIKA ESHTE PU …….NE.

  • Mos ja vini re eshte gramshalesh edhe ky dhalla i sotem eshte gramshalesh kane gjithshka qe duhet pervec nje vogelsire nga ato qe themi te vogel fare jane
    PA BYTHE.

  • tani fillon te flase ky pas 14 vjetesh.tani qe ra sala nga fiku.kjo tregon se sa te pabese jane tropojanet.me vjen keq qe permen d tropojanet por te me falin njerezit e ndershem tropojane mbasi ne keto pak dite po dalin fakte te reja nga njerez tropojane qe kane qene afer saliut.prit kur te flase kulicaj dhe te tjere emra te tjere .kjo eshte nje pabesi e ketyre njerezve ndaj saliut qe I beri njerez keta kafshe,edhe vete sala mendon tani dhe po ben kete lufte politike per pushtet per keta njerez kerkon te jete.si puna te behem edhe njehere nuse pa di une si te nuseroj.

  • Me falni te dashur komentues te ia u perseris car thote ky palo prokuror. Sali Berisha i di të gjitha, ia kam lënë me shkrim, me detaje. Më porosiste: “Mos i trego askujt as në familje, që ke biseduar me mua. Mos i jep askujt asgjë nga këto që më ke dhënë mua”. Disa kohë pasi i kisha dorëzuar provat në një takim tjetër me të, unë i kërkova Berishës të hapej hetimi për këtë dosje. Ai më tha: “Patjetër që do ta hapet. Kur të vijmë në pushtet do ta hapim”.
    Ouuuuuuu, po ai ka mundesi more njerez ti thote vetes ky njeri prokuror? Ky njeri s’eshte per bari dhe jo per prokuror.Po Sali kriminelit i dergoje provat ti!?, po melcite dashit ia paske varur ujkut ti mor kokerr k…!?. Llalle motra, me kete deponim tendin, duhet me shpejtesine e drites te te arrestojne per fshehje te provave te krimit, dhe menjehere kuitzi u zgjidh, Sali Ram Berisha ne burg me varje para bustit te Azemit, si organizator kryesor i vrasjes dhe fshehes provash, gjithashtu dhe ti ne kokerr te burgut more prokuror kurve. Kaq e pati dhe kjo meseleja e Azem Hajdarit. Te fala dhe gruas se tij, nqs e ka mesuar te beje drejtesi….

  • ” tropojanet te vrasin naten edhe diten te bejne permendoren” …….jane burra te beses……..!!!!!!!

    • Mese e vertete! Shiko Sali Berishen (qe tropojanet thon se nuk “eshte” i tyre po i Pukes!) dhe gjithe tropojanet qe kane dhene intervista keto ditet e fundit per te “kuptuar” se kush jane tropojanet.

      Ore, po c’fare Historie eshte kjo juaja more aman?!! Ore Izet, po ti ishe me Saliun apo me Haklajt?! Ore Izet, po c’fare donit te arrinit me vrasjen e Azemit, te mbyllnit historite tuaja mesjetare, te hidhnit shtetin e rreckosur dhe gati ne lufte civile qe late pas kur populli ju zbythi baba Salen nga pushtetit, apo ti dhe vellezrit e tu e ndihmuat baba Saliun si ushtare te verber dhe sherbetore te rendomte pa pyetur per pasojat qe po i benit vendit, njerzve qe u vrane ne kete kalvar intrigash tropojane, ore si nuk pyetet per veten tuaj?! Ore Izet, po si eshte kjo histori more djale; se ju te gjithe paskeni qene edhe miq qe hanit ne nje canak edhe benit intriga kunder njerit-tjetrit dhe ne fund u vrate mes vedi? Amani ore na ndriconi edhe neve qe nuk jemi tropojane dhe nuk i kuptojme dot gjithe keto ngaterresa, qofte ti na thuaj ndonje fjale, qofte Jaho Mulosmani se njesoj vlen per te dy.

      • Kish te dejte Noli i madh:-Ne se do ti vesh zjarrin vatane,merr 3 apo 4 tropojane( gati para 100 vjet kjo thenie)…Sulo

  • O Jetnor ! Po B….. a B….,.e…te ben e , sa per B… edhe ata qe i kan po i tkurrin -mbaje salin sic e ke mbajtur deri me sot e ka lene litarin jashte…….Mos gjyko nje zone te tere se jan shume fisnik shume bujar e mirnjohes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *