Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme doli sot para Komisionit të Pavarur të kualifikimit për t’iu nënshtruar Vettingut. Sipas inspektoriatit të pasurisë, deklarimi i tij është i saktë.
Prokurori Stojani ka në pronësi një apartament të blerë në vlerën e 5 milionë lekëve me kredi, si dhe një autoveturë të blerë në vlerën 4.700 euro me kursime nga familja. Sipas komisionit, të ardhurat e tij janë të ligjshme dhe nuk rezulton të ketë pasuri të fshehur. Edhe për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Stojani është i përshtatshëm për të vijuar detyrën.
Ndaj prokurorit ka pasur 3 kallëzime dhe 4 denoncime për të cilat Sokol Stojani shpjegoi se janë bërë nga ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, nga prokurori Tom Deda dhe nga një qytetar.
Stojani kërkoi konfirmimin në detyrë ndërsa vendimi i komisionit të kualifikimit do të jepet të mërkurën.
o.j/dita
