Prokuroria: 15 vjet burg për “tezen e kokainës”

Dita

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasen Valentina Tufina, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Valentina Tufina ka qenë e bashkë­pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.

Aktualisht, e pandehura Valentina Tufina gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *