Prokuroria: Arben Frroku të dënohet përjetë, vrau komisarin

redaktor

Mbyllet edhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda seanca e animimit të Prokurorisë për vendimin e pafajësisë që dha Shkalla e Parë për biznesmenin Arben Frroku, duke e liruar nga akuza për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 shkurt 2013. Dje është dhënë pretenca nga përfaqësuesi i akuzës, që lexoi argumentet në dosjen e përgatitur, pse gjyqtari Dritan Hallunaj dhe 4 ndihmësit e tij kishin shkelur ligjin duke dhënë pafajësi dhe interpretuar provat në mënyrë të njëanshme. “Arben Frroku të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi është autori i vrasjes sipas provave të mbledhura dhe rrëzimi i dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur ishte i pakonceptueshëm”, ka thënë prokurori Bujar Sheshi.

Vetë biznesmeni Frroku nuk ka qenë i pranishëm gjatë procesit, ashtu sikurse mungoi të enjten, duke dorëzuar raport. Por përfaqësohej nga avokati Tonin Prendi, teksa më herët ishin shtyrë të dyja seancat e para. Prokuroria kërkoi anulimin e këtij vendimi, duke argumentuar se Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda duhet të kishte marrë për bazë dëshminë e Arben Ndokës. Pasi dëgjoi konkluzionet e organit të akuzës, trupi gjykues vendosi që mbrojtja e Arben Frrokut të dëgjohet në datën 22 qershor dhe pas saj të jepet vendimi.

Prokurori Bujar Sheshi deklaroi gjithashtu edhe rrethana të tjera që i bashkëngjiteshin si prova dosjes, por që gjykata ia rrëzoi në vendimin e dhënë ditët e para të muajit prill. Sipas prokurorisë, nuk mund të rrëzohen as provat për njollat e barutit në pallton e Frrokut, rrobat që kishte të veshura në momentin e arrestimit, që përkojnë me dëshmitë e dhëna nga dëshmitarë të ndryshëm, përgjimet telefonike ku flitet për shishet e alkoolit për të festuar, ku numri i tyre përkon me plumbat që u vra kryekomisar Dritan Lamaj dhe se biznesmeni kishte konflikte të forta me të ndjerin. Gjithashtu prokurori tha se nuk mund të rrëzohet një dëshmitar i mbrojtur, pasi është e paprecedentë, teksa dorëzoi edhe audion e regjistruar të vendimit të dhënë nga Dritan Hallunaj. Vetë Frroku ka deklaruar se ai nuk është autori i krimit, edhe pse ka pasur përplasje me të ndjerin, duke dhënë si alibi vendndodhjen në Greqi, por që prokuroria ia rrëzoi me ekspertim teknik.

Share This Article
1 Comment
  • Ne kete rast kuptohet qarte korrupsioni , Frroku ka dhene shuma marramendese dhe GJYKATESIT HAJDUTE e liruan kriminelin. Burg te perjetshem , qe te prehet i qete KOMISARI !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *