Prokuroria: Burg përjetë grabitësit Viktor Gushi

anazapta

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për grabitësin serial, Viktor Gushi, i cili ka vrarë një arkëtare dhe një argjendar gjatë grabitjeve të armatosura në kryeqytet.

Hetimet zbuluan se Gushi kishte kryer të paktën tetë grabitje me armë, gjatë të cilave ka pasur edhe të plagosur.

Gushi, një vrasës gjakftohtë që grabiste për të siguruar para që më pas i përdorte për të luajtur kumar, u identifikua si autori i disa krimeve pas grabitjes së një filiali banke në kryeqytet. Gushi vrau arkëtaren Leonora Kaloçi dhe plagosi rojën e bankës, por u kap nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilëve bënë të mundur identifikimin e tij.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *