Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjen, të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt vitin e shkuar.
Sipas prokurorisë, motivi i krimit është krejtësisht banal, pasi kryekomisar Tahiraj ka urdhëruar shoqërimin në komisariat të nipit të Xhakjes, që po lëvizte me një makinë pa dokumente.
Pikërisht për këtë shkak ka nisur një debat që ka përfunduar me krimin fatal.
Prokuroria po ashtu i kërkoi gjykatës që të marrë parasysh rrezikshmërinë e madhe të Ilir Xhakjes, që i ka bishtnuar drejtësisë në raste të tjera kur ka krye krime.
Prokuroria shton se Xhakja e ka ditur se Tahiraj kishte një post të lartë si shef i komisariatit të policisë së Shijakut dhe makinat ishin me sinjale policore.
Tani pritet një vendim nga gjykata për këtë kërkesë të prokurorisë.
Me datë 24 korrik mbrojtja do japë argumentet e saj dhe më pas gjykata do të vendosë.
