Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës Florenc Hoxha, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas Prokurorisë, kreu i INUV ka prishur ndërtime kundër ligjit dhe ka lejuar ndërtime pa leje në Tiranë.
Pak muaj më parë, Prokuroria në kryeqytet e akuzoi kreun e INUV-it Florenc Hoxha për shpërdorim detyre në katër raste. Referuar hetimeve, në dy raste ai nuk ka vepruar me prishjen e objekteve pa leje, ndonëse ka pasur ankesa për to, në një rast ka prishur një objekt duke injoruar një vendim gjykate, ndërsa në një rast ka prishur një objekt që ishte në proces legalizimi.
Në muajin korrik Gjykata e Apelit Tiranë ndryshoi masën e sigurisë për kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha.
Një treshe e Gjykatës së Apelit prishi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga Shkalla e Parë dhe caktoi për të masën “detyrim për paraqitje”.

Ne burg duhen cuar kokat e florencit kr.bashkise lulushi bashke me dr.e dep.taulant zeneli florenci thjeshte ka zbatuar urdhrat.