Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare po përballet me akuzën e “refuzimit për të deklaruar pasurinë”. Njësia e Specializuar Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, përfundoi hetimet dhe i dorëzoi gjykatës dosjen penale ndaj Tares. Ai u kallëzua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për refuzim pasurie.
Përpara prokurorëve, Auron Tare ka pretenduar se nuk ka qenë aspak qëllimi i tij refuzimi për të deklaruar, por ka qenë në pamundësi objektive, për shkak se përgjatë gjithë periudhës që diskutohet ka qenë në krye të detyrës, duke kryer detyrën funksionale në zonat bregdetare.

Prokuroria duhet te hetoje edhe per vjedhjet qe jane bere ne Butrint ne kohen kur drejtonte hajduti Aron Tare(jane zhdukur shume statuja me vlere arkeologjike,duke i shitur me leke ne dore9
Po ka qene ne grumbullim e sipër o njerez. Si ti deklaronte kur nuk I kishte numrat ende? !:::)))
Ja dhe nje tjeter hajdut funksional qe iu dogj shpirti per memedhene.
nje tjeter flluske sapuni e prokurorise. eshte qesharake se si duan te bejne politike me kete gje. Me vonese por Auroni e ka deklaruar pasurine si dhe ka paguar gjoben perkatese. prokuroria nuk ka me cfare te merret dhe merret me keto pune