Prokuroria dërgon në gjyq gjykatësin Osman Aliu

Dita

Prokuroria e Tiranës njoftoi të deilën se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë për gjykim çështjen ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu, i akuzuar për veprën penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë…”. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të ILDKPKI.

Prokuroria thotë se nga nga materiali kallёzues  si dhe nga hetimi ёshtё provuar se, nga analiza e gjithё dokumentacionit  tё administruar nga ILDKPKI, lidhur me deklaratёn e interesave private tё subjektit Osman Aliu dhe korrospondencave tё institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar se:

Nё deklaratёn periodike Vjetore tё vitit 2008 subjekti deklarues, rezulton me njё mosmbulim tё pajustifikuar midis tё ardhurave dhe aseteve neto, nё vlerёn 545 634 lekё. Nga verifikimi i dokumentacionit lёshuar nga institucionet bankare, rezulton se subjekti deklarues, nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare pranё Bankën xxxxx, qё nga viti 2005 e nё vazhdim. Likuiditeti cash, nё fund tё vitit 2013 rezulton tё jetё nё vlerёn 3.130.000 lekё.

Nё datёn 17.01.2009 ёshtё nёnshkruar njё Kontrate Huaje, midis shtetasit  K.K, nё cilёsine e huadhёnesit dhe subjektit deklarues Osman Aliu, nё cilёsine e huamarresit. Ky veprim juridik nuk ёshtё deklaruar nga subjekti.

Sipas prokurorisë nga dokumenti zyrtar i leshuar nga kompania financiare “XXXXX”, verteton se nё periudhёn kohore 2009 – 2013, subjekti ka dёrguar jashte territorit tё Shqiperise shumёn prej 10.200 Eurosh, veprime te cilat subjekti nuk i ka deklaruar.

Lidhur me transfertat e kryera nga subjekti Osman Aliu, me procesverbalin e datёs 23.02.2015, pranё kësaj kompanie financiare, ёshtё sekuestruar dokumentacioni pёr 41 transferta. Nga dokumentacioni i sekuestruar konstatohet se transferta e parё ёshtё kryer me datё 28.03.2009, dhe ajo e fundit me datё 17.12.2013. Pikat nga janё nisur keto transferta rezultojnё tё jenё degёt e kësaj kompanie në Kavajë dhe Durrës. Dёrguesi nё tё gjitha transfert ёshtё shtetasi Osman Aliu, pritёs nё transferta kanë qёnё dy shtetas, të afërm të tij. Keto transferta nga subjekti deklarues, nuk janё deklaruar nё dekleratat perjodike 2009 – 2013 tё paraqitura prej tij nё ILDKPKI.

Po sipas prokurorisë nga dokumentacioni administruar me procesverbalin e datёs  19.12.2014, konstatohet se shtetasi Osman Aliu, nё cilёsin e palёs porositёse me datё  02.11.2007 ka lidhur kontratё sipermarrje ndёrtimi me subjektin ndёrtues  ‘’ D…….- CONSTRUKSION’’ sh.p.k, pёr njё apartament  me sipёrfaqe 69 m2, tё cilit pasi t’i zbritet sipёrfaqia 37.5 m2, duhet ti paguante shoqerisё ndёrtuese  sipёrfaqen 31.5 m2 nё vlerёn e 15 750 Eur. Detyrimi pёr pagesёn e kёsaj shume ёshtё pёrcaktuar qё tё bёhet nё tre keste nga shtetasi Osman Aliu, e konkretisht 3000 euro nё momentin e lidhjes sё kontratёs. 5000 euro brenda datёs 30.11.2008. Ndёrsa 7750 euro nё momentin e lidhjes sё kontratёs sё shitblerjes. Sipas pёrcaktimeve tё kёsaj kontrate subjekti  Osman Aliu sipas mandat- arkёtimit tё datёs 15.11.2008 ka likujduar detyrimin 5000 euro nё  favor tё subjektit  ndёrtues  ‘’ “D…….- CONSTRUKSION’’ sh.p.k. Kjo shumё  ёshtё marrё hua shtetasit  K.K  nga subjekti Osman Aliu, bazuar nё kontratёn e huasё  datё 17.01.2009. Keto veprime nga subjekti deklarues, nuk janё deklaruar nё dekleratat perjodike 2008 – 2013 tё paraqitura prej tij nё ILDKPKI.

Sa sipёr nga dokumentacioni i administruar rezultone se subjekti Osman Aliu nё Deklaratat Perjodike Vjetore 2009 – 2013 nuk ka deklaruar 41 transfertat e kryera nga kompania financuare “XXXXX” nё drejtim tё Italisё ne shumen totale 10 200 eur. Gjithashtu  nё Deklaratat Perjodike Vjetore 2008 – 2013 nuk ka deklaruar shlyerjen e detyrimit  pёr blerjen e njё apartamenti, si dhe gjendjen e llogarisё sё tijё nga paga  .

Pёr sa sipёr dhe nё bazё tё dokumentacionit tё administruar, konstatohet dhe provohet se jemi pёrpara elementeve tё veprёs penale tё “Refuzimit pёr deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike “, te parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal nga i pandehuri Osman Aliu.

Share This Article
4 Comments
  • O Osmono shko e pyete Xhin Xhonin sa ka shku pazari se keta te Rilindjes kane dore te rende.Se jo per gje po nuk ka as vende ,se kan ardh keta kokpalaret qe spaguajne dritat .

  • NUK E KUPTOJ AKUZEN PER MOSDEKLARIM TE PASURISE.

    SI MUND TE QENDROJE PA QENE AKUZA PENALE E GRABITJES NEPERMJET MASHTRIMIT.

    ME DUKET SE DHALLA BEN NDONJE DORE LEK PER VETE, NE KETO RASTE.

  • Keta pisa avokatesh e gjyqtaresh cojne per gjykim nje ‘fakir’ Kavajas sepse eshte kollaj
    te cosh ne burg haxhiqamilet se sa hajnat e kalibrit fullhajnat apo Xhin-xhonet …!!! Cfare
    felliqesirash ….!!!! O tempora , o mores !!! Quo vadis ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *