Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim kryeinspektorin e mjedisit dhe një inspektor

Dita

Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim kryeinspektorin e Inspektoratit Mjedisor të Durrësit, Genci Balla dhe inspektorin Eduart Bejko, të akuzuar për “korrupsion pasiv”.

Mësohet se prokuroria e Durrësit ka dyshime se i merrnin një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi kinez, administrator i një kompanie private në Durrës, në këmbim të mosaplikimit të masave administrative gjobë për parregullsi në ushtrimin e aktivitetit të tij.

Gjithashtu, së bashku me dy drejtuesit e Inspektoratit të Mjedisit Durrës, Prokuroria ka dërguar për gjykim shtetasen Dorina Nikolla, e akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”, e cila dyshohet se ishte personi që kryente ndërmjetësinë mes administratorit të kompanisë private dhe dy zyrtarëve publikë.

Nga hetimi rezulton se dy punonjësit publikë merrnin nga administratori shumën prej 100 mijë lekë të reja në muaj, në këmbim të mosushtrimit të kontrollit në këtë kompani private.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *