Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi.
Ata janë të pandehur pasi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Prokuroria e Durrësit ka çuar çështjet për gjykim në organin e akuzës në Fier.
Ky vendim ka ardhur pasi çifti pretendon se hetimi po bëhet për hakmarrje personale. Ata pretendojnë se kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella, është shoqe e kryeprokurores Arta Marku.
Nisur nga kjo situatë, për të mos i lënë vend llogaritjeve të kota, prokuroria ka transferuar dosjen në Fier.
Në Elbasan dhe Tiranë nuk mund ta transferonin, pasi Gina ka shërbyer si drejtues në Elbasan, ndërkohë në Tiranë, Gina vijonte të ishte prokuror. Ndërsa bashkëshortja e tij Gashi ka shërbyer për disa vite në organin e akuzës në Tiranë.
Më 14 maj kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, pezulloi nga detyra Ginën dhe Gashin deri në përfundim të hetimeve.
s.a/dita

Kjo prekuroria e Durrsit e haka buken kot ,po çare ben kjo kur nje fshehje e pasuris duhet te kaloj te krimet e renda ,njesoj si çeshtja llalla etj