Pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone është zyrtarisht i akuzuar në Gjermani pasi prokuroria e Bavarisë e paraqiti dosjen kundër tij në gjykatë. Britaniku 82-vjeçar akuzohet për korruptimin e një banke gjermane me qëllim përfitimi. Sipas akuzës së ngritur nga organi hetues, në vitin 2006 kur në krye të bankës “BayernLB” ishte Gerhard Gribwoksky, Ecclestone pagoi 44 milionë Euro në mënyrë që kompania CVC në pronësi të tij, të përfitonte të drejtat e transmetimit të kampionatit të Formula 1.
Në atë kohë, drejtori i bankës u dënua me 8 vjet heqje lirie pasi pranoi paratë pa u drejtuar tek institucionet financiare për të paguar taksat. Ecclestone reagon menjëherë duke u shprehur në një intervistë për “Financial Times” se gjithçka ka për të thenë në lidhje me këtë çështje, e ka bërë sepse tashmë çështjen e kanë marrë në dorë avokatët e tij. Në një intervistë dhënë gjatë muajit Maj për gazetën “Bild”, mandati britanik hodhi poshtë çdo mundësi për largimin nga posti drejtues i Formula 1, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij në lidhje me këtë çështje.