Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për Tafajn

Dita

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për Myqerem Tafajn, ish-ministrin e dytë të kabinetit “Berisha” që akuzohet nga administrata aktuale për shpërdorim detyre. Të martën, prokuroria regjistroi procedim penal edhe ndaj ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se kishte hapur një hetim për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, pas një kallëzimi penal të dorëzuar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Plarent Ndreca.

“Prokuroria e vlerëson të nevojshme të kryejë veprime hetimore, për të arritur në përfundimin nëse ekzistojnë ose jo elementë të veprës penale, për të cilat ai akuzohet,” njoftoi zyra e shtypit të Prokurorisë. Ish-ministri i Arsimit në periudhën 2009-2013 akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë procedurave të akreditimit jashtë kritereve ligjore të një universiteti privat. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Tafaj akuzohet gjithashtu se ka dhënë në kundërshtim me ligjin ambiente publike për një subjekt privat. ”Depozituam dy kallëzime për shpërdorim detyre. Janë dy raste të konstatuara, që kanë të bëjnë me dhurimin e një prone dhe akreditimin e një institucioni të arsimit të lartë në shkelje me ligjin,” tha Ndreca pas dorëzimit të kallëzimeve në Prokurori. Ish-ministri Tafaj, i kontaktuar nga BIRN nuk komentoi akuzat.

Vendimi për regjistrimin e procedimit penal ndaj ish-ministrit Tafaj u mor një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme vendosi të hapë hetim edhe për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode. Bode akuzohet nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive se nuk ka justifikuar burimin e pasurisë për vitin 2013. Prokuroria e Përgjithshme hetoi më parë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, në adresë të së cilit u depozituan tre kallëzime penale nga administrata e re e këtij dikasteri. Të tre hetimet u pushuan, pasi nuk u gjetën prova kundër ish-ministrit të Mbrojtjes.

Share This Article
6 Comments
  • A e ka vertete serizisht prokuroria,,,? Zor te besohet se deri tani asnje minister apo zv/minister nuk eshte futur brenda kur te tere e kane bere hak.Me kete drejtesi qe kemi ne eshte nje tallje e hapur per popullin .

  • Ky moster, qe shkaterroi arsimin dhe per pasoje te ardhmen e kombit, duhet rrasur ne hapsane. Eshte prototipi i Saliizmit, kesaj rryme antishqiptare dhe kriminale. Gjithashtu, kesaj monstre i duhet verifikuar edhe dosja me te cilin ka marre titullin profesor qe ne vitin 1994, titull te cilin e ka marre vetem per sherbimin ndaj Sales a Saliizmit.

  • Po ç’ kini me kete injorantin? Ky pershesh me kos eshte tu hanger. Politiken e kuadrit ne arsim, cerdhe e kopshte ia bente nje kryeinjorante siç eshte e shoqia. Verifikojeni e do me jepni te drejte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *