Prokuroria e Përgjithshme ka hapur thirrjen për kandidatë që duhet të zëvendësojnë në detyrë pranë KLP ish -prokurorin Gentian Osmani.
Prokurori u shkarkua nga procesi i Vettingut.
Përpara se të niste pushimet e verës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin e fundit për këtë sezon shkalla e dytë e vettingut ngeli në provim Gentian Osmanin, një magjistrat i njohur dhe që së fundmi ishte votuar nga trupa e prokurorëve si anëtar i qeverisë së tyre.
KPA deklaroi se Osmani i justifikon blerjen me këste të shtëpisë, ankesat ndaj tij nuk provohen dhe se pasuritë kanë burime të ligjshme. Por pavarësisht këtyre gjetjeve pozitive, Osmani u rrëzua për shkak se nuk justifikonte shpenzimet familjare përgjatë dy viteve.
Me një vend bosh të mbetur në KLP, tashmë prokurorja e përgjithshme e përkohshme, pritet të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme, për të votuar një anëtar të ri.
Gjatë Vettingut, Këshilli i Lartë i Prokurorisë humbi edhe anëtaren tjetër Antoneta Sevdari, ndërkohë që presin apelin edhe dy anëtarë të tjerë.


j.l./ dita

Duhet të korigjohet titulli i shjrimit: “Nuk do të zëvëndësohet ish prokurir Osmani, por do të plotësohet numuri vakant në atë institucion”. Kjo sepse Osmani nuk e kishte pjellë atë vend dhe as nuk ja ka lënë i ati. Të tjerat i kuptoni vetë ju që shkruani për tu rritur vlerat atyre që nuk i kanë, siç është ky rast por edhe për berishët, nanot, e plot soj e sorollopësh të tjerë që i kanë nxjerrë sytë këtij vendi. Tung
xha Sulo