Prokuroria e posaçme e Maqedonisë deklaroi këtë të enjte se do të ngrejë akuza kundër 94 personave fizikë dhe shtatë juridikë. Lëndët burojnë nga skandali i bisedave të përgjuara telefonike, për çka prokuroria tashmë ka proceduar një numër rastesh në gjykatë.
Në lidhje me akuzën e re Prokuroria e Posaçme do të kërkojë masa paraburgimi për tetëmbëdhjetë vetë, në mesin e të cilëve janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-drejtori i Shërbimit të Sigurimit, Sasho Mijallkov, ish-sekretarët e përgjithshëm të qeverisë Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski, ish-ministrat e Transportit, Punëve të Brendshme dhe Kulturës, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska dhe Elizabeta Kançevska Milevska. Kjo masë është kërkuar edhe për ish-zëvendës kryeminisrtit Vlladimir Peshevski dhe disa figura të tjera të njohura për opinionin publik maqedonas.
Rastet kanë të bëjnë me financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera.
Por, ish-kryeministri Gruevski, i cili është kryetar i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, tha menjëherë më pas në një konferencë për gazetarët se Prokuroria e Posaçme është bërë një zyrë e Lidhjes Social Demokrate në pushtet dhe se akuzat paraqesin përndjekje të kundërshtarëve politikë. Zoti Gruevski theksoi se synimi është “që të thyhet VMRO-DPMNE-ja me qëllim të dobësimit të Maqedonisë, por se kjo nuk do të kalojë”, u shpreh ai, duke shtuar se “konstruktiviteti i shfaqur deri më tash, përfundon sot”.
Prokurorja e posaçme, Katica Janeva u tha gazetarëve se edhe për tre vitet e ardhshme kjo prokurori do të punojë në hapjen e lëndëve të reja parahetimore dhe gjyqësore, ndërsa ajo shpreson se institucionet shtetërore do ta zgjasin mandatin e Prokurorisë së posaçme.
Kjo prokurori u themelua si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës të arritur verën e vitit 2015 ndërmjet katër partive më të mëdha politike dhe të ndihmuar nga SHBA dhe BE.

Po u vjen fundi te korruptuarve edhe ne Ballkan, filloj ne Kroaci, tani plasi ne Maqedoni dhe me pas ne Shqiperi.
Prokuroria e Shkupit urdheron arrestimin e disa zyrtareve qe nuk bere as sa cereku i salehkomunist intrigantit e co.
Ketu tek ne ka 25 vjet qe keta maskarenj akuzojne njeri tjetrin per vjedhje,shkatrrim ,per krime,per abuzime dhe shume te tjera dhe prokuroret tane jo vetem flene ,por ndajne placken e rrembyer nga politikane,gjin gjonrat cfajsojn dhe shtojne pasurin e vilat.
Keta qe mashtrojne popullin me antikomunizmin e tyre,keta qe u ka ngele sahati tek bllokmenet,ja kane kaluar bllokmenev me mijra here ,keta ja kane kaluar enverit ne te gjitha drejtimet.
Keta plehra duhen denuar jo vetem per vjedhje ,por per tradhti kombetare dhe percarje te popullit………
Po komentin tim pse nuk e vini ju servilat e ilirfloririt
Nga lart poshte, anash, majtas dhe djathtas i gjithe korrupsioni sipas nje komentuesi qe nuk din ti shkruaj as emrin GJIN GJONIT, ky person qenka i vetmi qe paska bere korrupsion, qe nuk ka bere drejtesi.
Kjo eshte per ti kaluar problemet me marifet dhe mashtrim.
Korrupsioni, mashtrimet, genjeshtrat, vjedhjet, grabitjet, demagogjite fillon ne rradhe te pare nga politikanet mafioze te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
Prej ketyre rrjedh burimi i qelbur i ujit qe ndote komplet “natyren” dhe “shoqerine” shqiptare.
Perpara ketyre GJIN GJONI eshte nje peshk i vogel i llojit cironke ose sardele.
Nuk mbulohet dielli me shoshe militantesh partish qe jane nje grup injorantesh, qe e kane trurin te lare dhe te shplare dhe flasin me gjithemone me gojen dhe fjalen e kryetarit.
Keto persona na moren ne qafe keto 27 vjet me KRIETARET e TYRE pervers, maskarenj, hajdut te paskrupullt, te mbuluar me vrasje dhe krime dhe “falje territoresh”.
Te thuhet si u vodh thesari i shtetit 2(DY) here, apo del nje katundare nga krraba me gomar dhe e vjedh dhe gjate rruges i bien ne toke napolonat flori.
Kemi shperthimin apokaliptik te Gerdecit ku vdiqen, u plagosen dhe u shkaterruan me dhjetra shtepi edhe ketu nuk ka dore politika shqiptare e SALI BERISHES dhe FATMIR MEDIUT.
U falen ujrat territorial detar te Detit Jon nga SALI BERISHA dhe dokumenti i firmosur nga LULI i BASHES.
Kemi KATER te vrare dhe disa te plagosur ne protesten e 21 JANARIT te organizuar nga menderi EDI RAMA dhe te vrare perpara Selise se Kryeministrise nga SALI BERISHA dhe perseri na del ne skene LULI i BASHES.
Pra te njollosur nga koka ne kemebe dhe akoma nuk i kap ligji, nuk arrestohen dhe te denohen per shkaterrimin e shoqerise shqiptare, te pasurive, ekonomise dhe mireqenies te popullit shqiptare. Edhe tani na dalin qe gangrena e korrupsioni qenka GJIN GJONI.
Te jete kaq e thjeshte me nje emer GJIN GJONI te kapet dhe te arrestohet dhe te shpetojme.
Keshtu eshte kur ne shoqerine shqiptare kemi koka te pjerdhura injorantesh.
Si asnjehere populli shqiptar e dha verdiktin e vet qe nuk shkoj te votoje me 25 qershor mbi 56% e votuesve.
Keshtu RILINDJA, PS-ja dhe barboni EDI RAMA ka fituar vetem 25% e votuesve te pergjithshm. Pra, shoku piktor i zhgarravinave EDI RAMA nuk ka verdikt te plote. Tung.