Prokuroria dorëzohet para ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe i hap rrugën e pafajësisë duke mos depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë sipas afateve të vendosura në ligj. Ardian Fullani prej 23 janarit të këtij viti është një qytetar i lirë, pa precedentë penalë dhe i padënuar.
Pra përfundimisht i pafajshëm. Prokuroria e Apelit Tiranë nuk ka dorëzuar dosjen në shkallën më të lartë për rekurs të dy vendimeve të para në Gjykatën e Rrethit dhe Apel, që i dhanë pafajësinë ish-Guvernatorit për dy akuza. Nuk dihen arsyet përse nuk është bërë ky rekurs dhe nga institucioni i akuzës nuk ka asnjë reagim zyrtar për çështjen. Teksa Prokurori i Përgjithshëm ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci. Në këtë mënyrë vendimi merr përfundimisht formën e prerë.
Gjykata e Apelit e shpalli vendimin më 23 dhjetor dhe procedura e rekursit në Gjykatën e Lartë të lejon vetëm një muaj kohë. Por organi i akuzës nuk ka përgatitur asnjë dosje për shkallën më të lartë. Kishte zëra më herët se rekursi nuk do të bëhej, por burime nga prokuroria thanë pak ditë më parë se dosja po përgatitej dhe do dorëzohej. Por ditën e djeshme përfundimisht u pohua se nuk ka asnjë rekurs.
Burime nga Gjykata bënë me dije se “nuk kemi marrë asnjë dosje për Fullanin”. Sikurse edhe nga Prokuroria e Apelit u tha se “nuk është bërë asnjë rekurs”. Por edhe nëse kjo dosje shkon këto ditë, kjo do të ishte një përpjekje e kotë dhe e dështuar, sepse afati ka mbaruar. Dhe prej ditës së hënë, duke llogaritur se 23 janari ishte ditë e shtunë dhe pushim, Ardian Fullani është i pafajshëm.
Prokuroria nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar mbi lajmin e përhapur nga media se afatet kishin skaduar. Një çështje e kaluar në heshtje, që duket se “vulos” përfundimisht lirinë e ish-Guvernatorit.
Nuk dihet nëse Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur vetë një sy rreth dosjes apo do të ketë furtunë mbi Apelin që shkeli afatet, por në të dyja shkallët e gjyqësorit ishin kërkuar 5 vite burgim për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tenderë”.
Nëse ky rekurs depozitohet pas 23 janarit, atëherë avokatët mbrojtës do të luajnë fortë me kartën e paligjshmërisë së dosjes dhe kërkesës, sikurse edhe Gjykata e Lartë do analizojë afatet nëse janë respektuar.
Gjatë gjyqit në Shkallën e Parë, Fullani pranoi akuzat në dosjen hetimore duke kërkuar gjykim të shkurtuar, që avokati Maks Haxhia e quajti një “ekonomi gjyqësore” veprimin, por në fund u pretendua pafajësi dhe ajo u fitua më 12 tetor 2015, një vit pas arrestimit dhe lirimit të zyrtarit të lartë.
Aktualisht me burg për skandalin u dënuan 16 ish-zyrtarë të BSH-së dhe një civil, teksa Kryeinspektorja Elivar Golemi vijon betejën gjyqësore, kurse Fullani fitoi pafajësinë. Për ngjarjen u dënuan si autorë të vjedhjes Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, që u dënuan me nga 10 dhe 15 vite burgim. /Artur Qoraj/Dita/
Skandal i rradhes i drejtesise sone! Megjithate, per ne qe e dime me kohe se ku jetojme, eshte nje veprim normal. Po te kish ndodhur ndryshe, do perbente vertete lajm! Ti mbajme me shendet pratagonistet e se keqes….!
Jete te gjate Sal Rahm Berishes dhe drejtesise shqiptare!
E mo gas, c’u be, se mos morri ndonje gje te madhe Fullani, hic gje mo, vetem 77 melon dollare. Po pse mo, per kaq gje te vockel doni ta denoni, nuk ju vjen turp, kur tjetri ka shkrire te rit e vet per te miren e popullit
Te kishte marre me shume, p.sh. 77 melarde dollare, edhe mundet, por Fullani 7(77) melone eshte deklaruar dhe e ka pranuar vete.
Kur njeriu ben autokritike i falet gabimi.
Bravo Llalla deshmove qe je llalle