Prokuroria: Ja pse janë bllokuar hetimet për përgjimin nga MM dhe serverin e tatimeve

redaktor

Prokuroria  vlerëson se Policia Shkencore, struktura e specializuar për kryerjen e ekspertizave për hetimet penale, ka nevojë urgjente për forcimin me kapacitete njerëzore dhe teknologjike.

Mungesa e ketyrë kapaciteteve, aktualisht po bëhet shkak për vonesa në hetime të rëndësishme të Prokurorisë Shqiptare, ku, ndër të tjera janë edhe hetimi për ato që konsiderohen si “serveri i Tatimeve” dhe “pajisja e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Ky ka qenë qëndrimi i Prokurorisë së Përgjithshme, prezantuar nga Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Anti-korrupsionit, Kosta Beluri, në takimin “Forcimi i kapaciteteve të Policisë Shkencore”, organizuar nga Prezenca e OSBE në Tiranë.

Prokuroria  vlerëson angazhimin e stafit aktual të Policisë Shkencore, por konstaton se është shumë e nevojshme rritja e numrit të punonjësve të kësaj strukture, si edhe përmirësimi i pajisjeve teknologjike, për të rritur performancën e saj dhe, mbi të gjithë, për t’i shërbyer më së miri hetimit penal në Shqipëri.

“Kjo strukturë ka një rëndësi themelore në aktivitetin e përditshëm të organit të Prokurorisë dhe është një ndihmesë e rëndësishme për suksesin e hetimit, po të kemi parasysh  dhe vlerën e provës që ka një akt – ekspertimi cilësor”, tha Beluri.

Sipas tij,  Prokuroria Shqiptare ka rritur ndjeshëm aktivitetin hetimor, i cili kërkon domosdoshmërish kryerjen e ekspertimeve të ndryshme, në një kohë sa më të shpejtë.

“Ne kemi një komunikim intensiv me Policinë Shkencore për kryerjen e një numri të lartë ekspertimesh dhe kemi arritur të kuptojmë se kjo strukturë ka nevoja emergjente në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe në aspektin teknik dhe teknologjik.

Për shkak të kapaciteteve jo të plota njerëzore dhe teknologjike që ka aktualisht Policia Shkencore, një numër i lartë hetimesh zgjasin në kohë dhe,  në disa raste, janë tejkaluar afatet proceduriale, gjë e cila passjell edhe pushimin e procedimeve penale”, tha Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Beluri shtoi po ashtu se, “duke u nisur nga qëllimi i këtij takimi, ku ndër të tjera diskutohet edhe për mundësinë e krijimit të donacioneve për këtë strukturë, vlerësojmë se është shumë e nevojshme që të krijohen hapësirat për trajnimin mbi ekspertizat lidhur me krimet kompjuterike dhe pajisjen me infrastrukturën përkatëse në këtë fushë.

Gjithashtu domosdoshmeri konsiderojme edhe përditesimin e pajisjeve teknike për lloje  të ndryshme ekspertimesh si ai kimik, daktiloskopik, grafik etj, për të  cilat  shfrytëzohet aktualisht një sistem i vënë në punë 15 vite më parë.

Shqipëria tashmë është një shoqëri teknologjike dhe rrjetet informatike janë bërë më të ndjeshme ndaj kriminalitetit”.

“Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime për atë që konsiderohet “serveri i Tatimeve”, ku ka dyshime se është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në të dhënat tatimore.

Hetimi për këtë rast është bllokuar, për faktin se, për shkak të mungesës së teknologjisë dhe kapaciteteve, Policia Shkencore fillimisht nuk arriti të konkludonte mbi faktin nëse ka pasur ose jo ndërhyrje.

Në vijim, prokuroria është në pritje të disa përgjigjeve të tjera për rastin, të cilat prej disa muajsh nuk kanë mbërritur.

Një tjetër rast me specifikë të ngjashme, është hetimi mbi atë që konsiderohet pajisja e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Edhe në këtë rast, nga ana e Policisë Shkencore nuk është arritur të konkludohet nëse ka pasur ose jo përgjime të paligjshme nga strukturat e kësaj ministrie.

Sërish, argumenti ka qenë i njëjtë; mungesa e pajisjeve teknologjike për të përpunuar informacionin e vlefshëm për hetimin”, theksoi Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Share This Article
10 Comments
  • Ha…ha…ha… Genci , pse erdhe me vonese ne mesim ? – e pyeti mesuesja . – U prish autobuzi mesuese ! – Ha… ha…ha…

    Keta ta peshtirosin dhe artin e genjeshtres mer vlla ! Ka kaq mijra vjet qe eshte persos genjeshtra dhe keta kane mbetur akoma ne shekullin e 10 para Krishtit ! E po dreq pune ! Keshtu eshte kur punesojne fshatare nga ata qe diellin e kane pare anash mullarit !

    Po beni si Ponc Pilati te pakten ! I takon vitit te pare pas krishtit ! Ha…ha…ha..

    • Këto përralla me “mungesa pajisjesh teknike” nuk i ha njeri.
      E vërteta është se dhalla i Prokurorisë bën vetëm çfar i thotë Sali Krimineli.

  • *** Prokuroria shqiptare eshte pa asnje dyshim nje organizate mafioze bashkepunon me mafjen,kriminele dhe nje pjese te politikanve, eshte pjesmarrse dhe bashkepunon aktivisht ne krime me te zeza ne Shqiperi, dhe profesionistja me dinake ne fshehjen ose/jo ,

    “sipas rastit”, interesit te kamuflimit te tjetersimit dhe te fallsifikimit te provave “shkencore” te vendit ngjarjes. Prokuroria Shqiptare ka perdorur dredhite me te shemtuara per te shitur ose blere provat e krimit se bashku me mjeksine ligjore prbejne
    arkivolin e zi te krimeve te pa” zbuluara “ne shqipri,dhe nuk presim lajme te mira.sot shteti shqiptar eshte pa peokurori,jane vetsm specjaliste te dhunes e krimit,qe krijojne vazhdimisht konflikte dhe armiqesi te reja,nuk zgjidhin konflikte ,s’ka drejtesi

    • Ne nje mendje me ju,ne cdo fjale,,,por sikurse llalleria eshte edhe gjyqesori,dhe te dyja bashke perbejne korporaten kriminale “gjin gjoni”,,,,shperberja e se ciles eshte nje imperativ per sigurine kombetare.

  • Nuk eshte ky problemi qe ju kini zvaritur hetimet dhe kete e dine te gjithe I gjithe problemi eshte se ju nuk mund te hetoni asnje qe ka te beje me probleme te medha te PD kur ka qene ne pushtet Ju mund te denoni dhe gjykoni vetem persona qe nuk jane shume te rendesishem dhe nuk jane te lidhur me problemet e ish kryeministrit ose te oborit te tij ne rast se ato jane te lidhura me te ju nuk mund te beni asnje gje dhe kjo dihet Ju nuk ju plas per Ylli Zylen por ju nuk mund ta godisni ate sepse ai ka pergjuar me urdher te atij dhe kjo eshte e vertete qe ai ka pergjuar por ai mund te bente cdo gje qe do ti thoshte Ai. Ai ne rast se do te kishte patur nje shans te keq qe te ishte ne krye te Ministrise se brendshme kur u vrane 4 vete ne shesh te jeni shume te sigurt se do te kishte vrare 40 jo 4 Ju nuk e njihni ate une e njoh shume mire se kush eshte dhe e njoh me renje e me dege per karire ai mund te shkele mbi kedo.

  • Kini te drejte zoteri qe thoni se kini qene ushtarak Nuk ka pasur njeri me te poshter se Ylli Zyla qe ka drejtuar ate institucion Per tu bere gjeneral ai beri nje ligj per SHIU vetem per vete I mori gradat ne ushtri vetem me mashtrime e servilizma deri ne kolonel jashte radhe pa u futur ne komisionin e gradimeve AI per te mare graden e gjeneralit do te kishte shkelur mbi kedo dhe kjo nuk i bente pershtypje Mund te merte dhe te hiqte kedo nga puna sikur te ishte prona e tij por ne te njejten kohe mund te abuzonte se bashku me nejrezit e tij pereth si te deshte ai Per te folur per te eshte shume e lehte por me mire po e mbyll.

  • Pergezoje skifterin qe pergjigjen me dinitoze qe ka bere ne kete shkrime. Po te shikosh edhe ne serverin e Bankes se Shqiperise jane fshire keta vitet te fundit.
    Si eshte e mundur qe keta digastere shume te rendesishme te fshihen? Dega e Thesarit ne Banken e Shqiperise eshte vendi me i sigurte ne Republiken e Shqiperise. Si eshte e mundur qe ketu serveri i mbane vetem per 35 dite e fundit? Cfare do te thote kjo? Kush e ka fshi kete server. Po te shikohet prokurori po bene shantash per te mbrojtu Ardianat. Si Bitran ashtu edhe FFullani. Ky vend eshte i mbushur me Fullhajna dhe prokuroiria, drejtesia dhe poletikateja jane mafje e gjalle. Keshtu qe as nuk mund qe te flasin sepse eshte e pa sigurt ne vendin tone per qytetar te thjeshte.

  • Po ju a theksoj per te 100-ten here, ai xhaxhi, spati as teknike dhe as kompjutera, spati nevoje as per laboratore te FBI dhe as te CIA, por kishte sulo dhe qani, qe te gjenin ne vrime te miut dhe te conin ne saterr.
    Ne qofte se cdo qeveri e kapte lepurin me qerre, kur ishte xhaxhi, lepuri vinte vete ke qerrja dhe hynte mren urt e bute.
    Prandaj moj prokurori e saleshit, keni kapur lloton ju dhe sju leverdis, se me i fut mren saleshet, ju shterron buxheti.

  • Ky zoti Horr Merkel të gjitha të sakta i ka ato që thotë për “kapjen e lepurit me qerre,për vajtjen e lepurit vetë te qerrja”etj.,dhe unë e përgëzoj por ky djalë ka një të keqe,- nuk e mban fjalën,e ka dredhur 55 herë dhe tani bën sikur s’dëgjon! Sa për prokurorët e prokurorinë mund të them se banojnë në pronat e mafies politike dhe janë të detyruar të thonë atë që ju diktojnë qiradhënësit? Prandaj nuk çuditem kur për moszbulimin e krimeve përdorin alibinë e stërkonsumuar të ” difektit teknik”! Dredhi juridike demokratike e ushqyer me hormone politike! Tung! Z. Horr Merkel,a vjen zëri im aty te firma jote e përbashkët? N.q.s nuk vjen fajin e ka Llalla dhe llallushët dhe,policia shkencore!

    • Ky zoti Horr Merkel të gjitha të sakta i ka ato që thotë për “kapjen e lepurit me qerre,për vajtjen e lepurit vetë te qerrja”etj.,dhe unë e përgëzoj por ky djalë ka një të keqe,- nuk e mban fjalën,e ka dredhur 55 herë dhe tani bën sikur s’dëgjon! Sa për prokurorët e prokurorinë mund të them se banojnë në pronat e mafies politike dhe janë të detyruar të thonë atë që ju diktojnë qiradhënësit? Prandaj nuk çuditem kur për moszbulimin e krimeve përdorin alibinë e stërkonsumuar të ” difektit teknik”! Dredhi juridike demokratike e ushqyer me hormone politike! Tung! Z. Horr Merkel,a vjen zëri im aty te firma jote e përbashkët me Enxhin? N.q.s nuk vjen fajin e ka Llalla dhe llallushët dhe,policia shkencore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *