Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Prokuroria: Ka dyshime se Interpoli fshehu urdhër-arrestin e janarit, po hetohet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Prokuroria: Ka dyshime se Interpoli fshehu urdhër-arrestin e janarit, po hetohet
AktualitetKronikeLajm i fundit cicerrLajme Flash

Prokuroria: Ka dyshime se Interpoli fshehu urdhër-arrestin e janarit, po hetohet

redaktor
Published April 2, 2015
Share
SHARE

Një ditë pas publikimit në gazetën DITA të dritëhijeve të urdhër-arrestit belg, arrestimeve në Interpol, dyshimeve për fshehje dhe hetimet për të vërtetën, Prokuroria konfirmon se dinamika është pikërisht ajo që raporton gazeta.

Dy zyrtarët e Interpol Tiranës që u liruan nga Gjykata e Tiranës, mund të rikthehen së shpejti në qeli, nëse organi i akuzës që po bashkëheton me ish-SHKB-në, do të gjejë dokumentacione origjinale të ardhura nga Interpol Brukseli më herët për urdhër-arrestin ndaj deputetit Mark Frroku dhe për rrjedhojë është mbajtur i fshehur.

“Ka dyshime se ka pasur më herët nga data 18 mars një tjetër apo disa urdhra-arresti ndaj deputetit Mark Frroku dhe kjo çështje është nën hetim intensiv, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Nëse do zbulohet se ky urdhër arresti ka ardhur që prej muajit janar dhe nuk është ekzekutuar sipas procedurave, atëherë mund të kemi një çështje penale konkrete dhe me pasoja ndaj Interpol Tiranës dhe personave përgjegjës”, thanë burime zyrtare nga organi qendror i akuzës për DITA.

Të pyetur për arrestimin më të fundit të 2 zyrtarëve të Interpolit, Artan Bajraktarit dhe Loreta Allës, këto burime saktësuan: “Edhe për urdhrin e 18 marsit ka një shkelje të konstatuar, ndonëse në pamje të parë jo shumë e rëndë, por ekziston.

Ekzekutimi i tij nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme është bërë më 27 mars, pra 9 ditë më vonë. Zakonisht ligji dhe procedura e përcakton se Interpoli mund ta bëjë siglimin dhe veprimin brenda 24 orësh, ose deri në 5 ditë afat në raste të veçanta. Pra në këtë rast kemi një vonesë me të paktën 4 ditë.

Por problemi nuk qëndron këtu, por tek dyshimet se është fshehur një urdhër-arresti më i hershëm”, sqaroi zyrtari i prokurorisë për këtë çështje. Hetimet mund të përfshijnë jo vetëm urdhrat e Interpolit dhe Europolit të muajit janar, por edhe të vitit të kaluar nëse ka pasur dhe janë mbajtur të fshehur.

Drejtori i dorëhequr i Policisë së Shtetit, Artan Didi, deklaroi se “unë nuk jam njoftuar për urdhër-arrestin nga Interpoli, porsa u vura në dijeni për çështjen nisa hetimet administrative sipas ligjit”. Bajraktari ka pretenduar se nuk ka pasur urdhra-arresti më të hershëm për deputetin.

Hetimet do zbardhin nëse ekziston një urdhër më i hershëm dhe nëse mes zyrtarëve të policisë ka pasur shkëmbim informacioni dhe vënie në dijeni.

Në të kundërt, rezulton se dhe arrestimet e kryera në Interpol dhe dorëheqja e Didit janë të nxituara. Nëse do të ketë pasur, atëherë Prokuroria konfirmon se do rikthejë në qeli Bajraktarin dhe Allën, ndërsa do verifikojë përgjegjësinë e zyrtarëve të tjerë.

 

redaktor April 2, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?