Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për të ashtuquajturin “grupin e zjarrit” në Lazarat. Dhjetë persona u arrestuan vitin e shkuar për kultivim të lëndëve narkotike në këtë fshat. Prokuroria ka kërkuar 110 vite burg gjithsej për 10 të arrestuarit.
Më konkretisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 18 vite burg për Gate Mahmutajn, 17 vite për Arjan Bashën, 14 vite për Ramadan Bashën.
Ndërkohë, 13 vite burg kërkohen për Aleto Haskën, një vit më pak për Enkled Alikon, ndërsa 11 vite kërkohen për Matias Boçajn.
Prokuroria kërkon 8 vite burg për Vandam Mahmutajn, djali i Gate Mahmutajt, ndërsa nga 7 vite burg kërkohet për Klajdi Karemin dhe Lorenc Bregun. Ndaj personit të 10-të, Drini Aliko, kërkohen 3 vite burg. Ata akuzohen për prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, personat e lartpërmendur kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal dhe që kanë sulmuar me armë punonjësit e policisë gjatë aksionit në qershor të vitit të shkuar. /Dita/

Qte gjithe drogaxhijt duhen denuar ne menyre shembullore.