Prokuroria kërkon 15 vite burg për dentisten mashtruese

Ornela

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë pretencën për stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim. Në fund prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen. Duka ka pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje me 1/3, ndërsa pritet vendimi nga gjykata për dënimin. Pretenca është dhënë në mungesë të sajë, pasi nuk ka qenë në sallën e gjyqit.

Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Personat e mashtruar nga dentistja:
1. Gerta Lumi
2. Enver Xhengo
3. Etleva Lasku
4. Idlir Hoxha
5. Ilir Doci
6. Miranda Hitaj
7. Adem Selamaj
8. Drita Kristo
9. Viktor Hoxha
10. Lando Vito
11. Rezart Shtino
12. Edlira Shtino
13. Fjorza Mullai
14. Besnik Daci

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e ka fajin dentistja qe ka arritur te grabite nje shume kaq te madhe parash,por sistemi i kalbur i drejtesise dhe konkretisht prokuroria!
    Kam 14 vjet qe i kam dhene hua nje personi 20 mije dollare,por as sot nuk m’i ka kthyer se u ka marre edhe shume te tjereve shuma te tilla,por prokuroria nuk e pranon kallzimin ndaj tij per mashtrim me justifikimin se nuk e kap ligji!
    Keshtu te gjithe mashtruesit e dine kete gje dhe vazhdojne te peshkojne hallexhinj te rinj deri sa te hasin ne hundlesh qe t’i vrase me gjithe famije!
    Pra prokuroria eshte fajtore qe mashtrues te shumte bejne kaq shume mashtrime duke gjetur mbeshtetjen e prokurorise!
    Ndersa per nje njeri qe kapet me 5 gram droge e futin ne burg!
    DREJTESI KRIMINALE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *