Prokuroria kërkon 2 vjet e 6 muaj burg për Baftjar Zeqaj

Dita

Kreu i Bashkisë së Fierit rikthehet sërish në vëmendje, pasi Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg, një masë e njëjtë dhe për gjashtë të pandehurit e tjerë.

Lidhur me këtë çështje, çdo gjë mbetet në duart e Gjykatës së Fierit, e cila ose do të vendose dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për kreun e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, gjashtë të pandehurit e tjere dhe të drejtoreshës juridike, ose ta shpallë atë të pafajshëm. Për të marrë verdiktin, seanca e radhës do të mbahet në datën 18 maj.

Baftjar Zeqaj akuzohet për veprën penale “shperdorim detyre” në bashkëpunim, ne lidhje me dhënien në mënyrë abuzive të banesave sociale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *