Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për tre persona të akuzuar për trafik kokaine nga Amerika Latine.
Kështu Prokuroria kërkon dënimin me 20 vjet burgim për shtetasin Gëzim Çelaj, i njohur ndryshe si “baroni i drogës” dhe 13 vjet e 6 muaj burgim për shtetasin Realt Hysolli, të akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”.
Gjithashtu është pranuar edhe kërkesa e avokatëve mbrojtës për gjykim të shkurtuar. Të bashkëpandehur në këtë procedim kanë qenë fillimisht edhe shtetasja Valentina Tufa dhe shtetasi Kujtim Çelaj.
Valentina Tufa është hetuar në një procedim më vete, për faktin se ajo është arrestuar në Kosovë dhe u ndoqën procedurat për dërgimin e letërporosive autoriteteve kosovare. Po ashtu, gjykimi për shtetasin Kujtim Çelaj iu kalua për kompetencë gjykatës së Kurbinit, për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje armë pa leje”.

keta njerez qe sakrifikojn dhe isjellin leket ne shqiperi jan te keqinj kurse shtetaret qe jan pasuruar me lloj lloj aferash koruptive jen zoterinj
ASNJE NGA KETA NUK ESHTE ZOTERI ,,,, SEPSE PUNOJNE BASHKE NE TRAFIQE DROGE,,,,GJITHASHTU DHE TI QE E MENDON ASHTU,,,,, KY ZOTERIA NUK QUHEJ BARON DROGE:-) NE QOFTE SE NUK KISHTE KRAH POLITIKANET,,,,,,,,,,,