Gjykata e Tiranës vendosi dje që të dënojë me 25 vite burgim pedofilin Ardian Prrenjasi, i njohur edhe si “monstra i Laprakës”, që rrëmbente fëmijët dhe abuzonte seksualisht me ta. Sipas vendimit, Prrenjasi do të vuajë dënimin me 25 vite burg heqje lirie dhe nuk ka të drejtë të përfitojë nga lirimi me kusht, për shkak se është përsëritës i krimit të rëndë në të paktën dy raste për të cilat edhe është dënuar në Librazhd dhe Greqi. Një seancë më parë të njëjtën masë dënimi kërkoi edhe Prokuroria, e cila kërkoi që Prrenjasi duhet të shpallet fajtor për akuzat e “marrëdhënies homoseksuale me të mitur, kryer me dhunë” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”, në dëm të 10-vjeçari A. C., në një ngjarje të shënuar në mars të vitit të kaluar. Ndërsa për rrëmbimin e djalit 11-vjeçar të zyrtarit të SHISH, Julian Çela, hetimet mbetën të hapura sepse nuk u gjetën prova dhe Prrenjasi mohoi akuzën. I pandehuri më 16 mars 2013 ka futur në shtëpi të miturin me pretendimin për t’i blerë diçka në dyqan pasi nuk kishte lekë dhe duhet t’i shkruante një letër, por më pas e mbylli brenda dhe abuzoi seksualisht, duke e kërcënuar me jetë, derisa e gjeti policia.

Pyetje informuese; a di njeri te thote nese Shqiperia ka burgim te perjetshem?
Ky eshte nje nga rastet me flagrante te dobesise se shtetit Shqipetar. Ne nje moment krejt te rastesishem kapet, identifikohet dhe pranon se ka vrare dhe me pas zhdukur nje femije. Por policia dhe hetimi nuk arriten te gjejne trupin e femijes. Dhe si rezultat akuza kryesore per vrasjen dhe zhdukjen e femijes ra. Jane gjetur elemente te tjere juridike per te rritur denimin, por per krimin kryesor qe kreu ai nuk u denua.
Ky eshte nje rast i rende kur nuk arrihet te denohet nje monster qe meritonte jo burgimin e perjetshem por vrasjen.
Sistemi yne i drejtesise nuk eshte vetem i korruptuar por edhe shume i dobet e i paafte.